Rafael Tafaj

Kronikë

Si ndodhi aksidenti në gomisteri që i mori jetën 23 vjeçarit, gabimi që dyshohet se bëri gjatë fryrjes së gomës së kamionit

8 Korrik 2021, 14:41| Përditesimi: 8 Korrik 2021, 14:46

  • Share

Ende nuk ka përfunduar ekspertiza ligjore lidhur me shkakun e vdekjes së 23 vjeçarit Rafael Tafaj teksa po punonte në një gomisteri në Durrës, pa asnjë kusht sigurie.

Tafaj humbi jetën teksa po frynte gomën e një kamioni në servisin ku ai punonte prej dy vjetësh. Grupi i hetimit ka përfshirë edhe një specialist të fushës që merret me ekspertimin e aksidenteve motorike.

Deri tani flitet se shkak i aksidentit duhet të ketë qenë dalja nga vendi e unazës që lidh gomën me diskun. Shkak për këtë duhet të jetë bërë fryrja më tepër se sa duhet e gomës e cila ka bërë hapjen e unazës, daljen e saj nga vendi dhe shkëputjen e rrotës e cila është përplasur me trupin e 20 vjeçarit.

Të tilla ngjarje kanë ndodhur edhe herë të tjera ndaj ky proces kërkon përqëndrim të madh në punë. Mund të jetë edhe ndonjë shkak tjetër që po shqyrtohet nga grupi i punës. Pas kësaj ngjarjeje të rëndë policia arrestuar pronarin e gomisterisë Xhemal Duka.

Gjithashtu, ajo që e bën më të rëndë këtë ngjarje janë akuzat e dëshmitarëve, të cilët kanë akuzuar se ambulanca është vonuar më shumë se 40 minuta, e pikërisht pas këtyre deklaratave është vënë në hetim shoferi i ambulancës, Tiril Leba. Ky i fundit akuzohet për shpërdorim detyre, e ndërsa pronari i gomisterisë për "Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë".
Ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e 6 korrikut, rreth orës 08.50 minuta. I riu, humbi jetën tragjikisht në punë, pasi teksa po rregullonte gomën e një kamioni, ajo ka shpërthyer.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?