Shqiptarja e vrarë, Ilaria Sula

Bota

Si ndodhi vrasja e studentes shqiptare në Itali/ Goditjet me thikë dhe mesazhet e rreme në WhatsApp, përpjekjet e ish-të dashurit për të fshehur krimin

2 Prill, 13:47| Përditesimi: 2 Prill, 13:53

  • Share

Prej datës 25 mars nuk kishte asnjë lajm për shqiptaren Ilaria Sula, që nga momenti kur 22-vjeçarja ishte larguar nga shoqet e saj të banesës rreth orës nëntë të mbrëmjes, pa i përshëndetur. Ishte analiza e të dhënave të celularëve që rindërtoi ngjarjen e ndodhur më pas me studenten e Universitetit “La Sapienza”, viktimë e një femicidi.

Hetuesit analizuan trafikun telefonik, antenat e celularëve dhe tabulatet. Kështu zbuluan se viktima ishte larguar nga lagjja San Lorenzo, ku jetonte, për të shkuar në rrugën Homs, në lagjen Afrikano të Romës. Aty nuk ishte vetëm—me të ndodhej Mark Samson, ish-i dashuri i saj, një 23-vjeçar me origjinë filipinase.

Sipas rindërtimit të parë të ngjarjes, pikërisht aty, Samson e ka sulmuar dhe e ka vrarë Ilaria Sulën me disa goditje me thikë. Më pas, ai e futi trupin e saj në një valixhe dhe vazhdoi të përdorte celularin e viktimës, duke postuar në rrjetet e saj sociale dhe duke iu përgjigjur për orë të tëra atyre që e kërkonin.

Valixhen e hodhi më pas në një zonë të pyllëzuar, në një greminë në territorin e Poli-t, një komunë rreth 40 kilometra larg Romës. Pikërisht aty, policia gjeti trupin e vajzës, ndërsa ish-i dashuri u shoqërua fillimisht në komisariat dhe më pas në prokurori, ku përfundimisht pranoi krimin.


Lajmi kryesor:

Gjendet e vrarë me thikë shqiptarja në Itali! Arrestohet ish i dashuri: Kërkoj falje! E vrava në shtëpinë time, kisha edhe prindërit! Trupin e fshehu në valixhe! E reja studente e ‘La Sapienza’ (VIDEO)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?