VIP & Spektakël

Jonida dhe Besniku hapin dasmën si në përrallë! Detaji i veçantë nga arredimi: M'fal hanë, po dikush tjetër bën dritë më shumë se ti

14 Shtator 2019, 21:00| Përditesimi: 14 Shtator 2019, 22:29

  • Share

Sot çifti i njohur i ka dhënë fund beqarisë. Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë duke realizuar një dasmë të kuruar deri në detaj. Ceremoni është duke u mbajtur në Golem. Ndërkohë Report Tv ka siguruar momentet e vallëzimit të parë të çiftit. Ata nuk kanë fshehur lumturinë e tyre, duke përshëndetur të ftuarit në fund të kërcimit me një puthje dhënë së largu.

Çifti ka zgjedhur disa detaje të veçanta në banketin që kanë shtruar për të ftuarit. E ndërsa në arredimin e ambientit bie sy një shkrim i veçantë që identifikon moderatoren e dashur për publikun shqiptar.

'M'fal hanë, po sonte n'tokë dikush tjetër bon dritë ma shumë se ti".

Bashkëshorti i moderatores është me origjinë nga Kosova, e duket se ky është një dedikim posaçërisht modetaroren bukuroshe.

 

1/3
Komento

Komente

  • Erik: 14/09/2019 22:01

    Jete te lumtur!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?