Si nisi dhe si mbaroi dosja 'Bajri' në gjyq, 11 të pandehurit që shkuan sot për gjykim

23 Korrik 2020, 21:47| Përditesimi: 24 Korrik 2020, 14:24

  • Share

Dosja “Bajri” e ngritur me shumë bujë nga njësia “Task-Forcë” e ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, tashmë është katandisur në një çështje me akuza fare të lehta në prokurorinë e Shkodrës. Çështja penale me nr.62, sot ka 11 të pandehur, ku ditën e sotme gjyqtari i Shkodrës Sokol Shehu, me kërkesë të prokurorit Xhevahir Lita, vendosi të kalojë çështjen për gjykim.

11 të pandehurit e kësaj çështje që në 22 shtator 2018 u arrestuar gjatë operacionit “Oaz”, nuk akuzohen për veprat si “Vrasje me dashje”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Shtrëngim me anë të kanosjes për të dhënë pasurinë”, por për akuza shumë të buta si “Mbajtje pa lejë të armëve”, “Organizimi i llotarive të palejuara” dhe “Përcaktimit i rezultateve në garat sportive”.

Pritet që në muajin shtator Behar Bajri i konsideruar si koka i grupit, Safet Bajri, Ilir Bajri, Astmer Bilali, Ismet Idrizi, Emrah Plaku, Sirian Aliaja, Ardit BSmajli, Alban Kajushi, Samet Halluni dhe mjekia Fjolera Gjonaj të përballen me akuzat në gjykatë. Ndërkohë për personat e tjerë si Jonida Murati, Senad Hallunaj, Florinë Hoxha dhe Mira Nikaj janë pushuar totalisht akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”.

Fillimisht kjo çështje nisi me shumë bujë, pasi ndaj Behar Bajrit, u ngritën akuza “Vrasjen me dashje” në dëm të bashkëjetueses së tij Fabiola Hyseni. Kjo ngjarje ka ndodhur në 29 qershor 2002, kur 15-vjeçarja është raportuar si e vetëvrarë në shtëpinë e Bajrit. Behar Bajri, i arrestuari kryesor për këtë ngjarje dhe i dyshuari nga prokuroria si personi autor për këtë vrasje, ka mohuar në mënyrë kategorike se e ka kryer këtë krim. Ndërkohë në dosje, prokuroria e Krimeve të Rënda, tregonte se me të njëjtën pistoletë tip “TT” që është qëlluar 15-vjeçaria, Fabjola Hyseni, në vitin 2002, është qëlluar në 7 shkurt 2001, Arben Tuzi, ngjarje kjo e ndodhur në rrugën “Qemal Stafa” në Shkodër, ku ka mbetur i plagosur dhe Lulzim Molla.

Gjithashtu në dosjen e Krimeve të Rënda, thuhet se Behar Bajri, Safet Rustemi, Ilir Rustemi, Astmer Bilali, Ismet Idrizi, Sirjan Alia dhe Jorida Murati, kishin gjobitur financiarisht një pronar restoranti në Shirokë si dhe një pronar agjencie udhëtimi në Shkodër dhe një biznesmen tjetër në këtë qytet. Të gjitha këto akuza nuk u provuan dhe për pasojë çështja përfundoi në akuzat e mëposhtme.

Ilir Bajri, Behar Bajri dhe Safet Bajri

Lista e të pandehurve dhe akuzat

Behar Bajri “Organizim i llotarive të palejuara” e kryer në bashkëpunim

Safet Bajri “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”, “Organizim i lotarive të palejuara”, kryer në bashkëpunim.

Ilir Bajri “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit” dhe Mbajtjes pa lejë armëve të ftohta”

Astmer Bilali “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, “Mbajtjes pa lejë të armëve” dhe “Ndërtim pa lejë”.

Ismet Idrizi “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”

Emrah Plaku  “Organizim i llotarive të palejuara”, “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”

Sirjan Alija “Organizim i llotarive të palejuara”, e kryer në bashkëpunim.

Ardit Smajli   “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”

Alban Kajushi “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”

Samet Halluni “Organizim i llotarive të palejuara” e kryer në “bashkëpunim

Fjorela Gjonaj “Mashtrim”

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • hahah: 24/07/2020 13:55

    USA duhet me i pajis me vize turistike per ne SHBA,te bajne pushimet ne Caraibe

    Përgjigju
  • Lani: 24/07/2020 11:59

    Teforma ne drejtsi qe po ufhehiqet nga ambasada Amerikane i dha frytet e saj ahhahahahhahahahahaha

    Përgjigju
  • Buna: 24/07/2020 05:25

    Sa turp sa gjynah. Ka njerez qe kalben ne varr nga keta ktiminela. Duhet te keni frike zotin minimalisht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?