Si nisi e si përfundoi dosja e 'Tërmetit', prokuroria ndryshoi akuzën e vrasjes për 4 të pandehurit

20 Nëntor 2020, 14:58| Përditesimi: 20 Nëntor 2020, 16:03

  • Share

Përgjatë 12 muajve hetime, prokuroria e Durrësit ka konkretizuar ditën e sotme mbylljen e çështjes penale kundër personave të proceduar dhe arrestuar, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Dosja hetimore që solli dhe arrestimet për këtë ngjarje, nisi për akuzën e “Vrasjes me dashje në mënyrë indirekt”, Falsifikim dokumentash dhe Shpërdorim detyre.

Por në mbyllje të hetimeve, prokuroria e Durrësit vendosi të ndryshonte akuzën për 4 të pandehurit nga “Vrasje me dashje në mënyrë indirekte” në “Vrasje nga pakujdesia”, akuzë kjo që parashikon një dënim me gjobë deri në 5 vite burgim.

Personat e vetëm që akuzohen për vrasje nga pakujdesia, janë inxhinierja Dëshira Qato pronare e “Vila Palma, Ruzhdi Xheka pronar i hotel “Mira Mare”, Ramiz Shehu ndërtues i “Vila Lala” dhe Abdulla Osmani pronar i hotel “Tropikal”.

Vetëm këta persona parashikojnë një dënim me gjobë deri në 5 vite burgim. Ky ndryshim akuzash, ka ardhur për shkak se prokuroria e Durrësit, nuk ka qënë në gjëndje të provojë ndaj të pandehurve qëllimin dhe dashjen e vrasjes, ndaj dhe akuza përfundimtare kundër 4 prej tyre ka shkuar në “Vrasje nga pakujdesia”.

Ndërsa bashkëshorti i Dëshira Qatos, inxhinieri Arjan Qato, akuzohet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, që parashikon një dënim nga gjobë deri në 7 vjet burgim. Për këtë akuzë dhe veprën penale të falsifikimit të dokumentave janë marë të pandehur 12 personat e tjerë.

Ndërsa për shkak të vdekjes, prokuroria ka pushuar akuzën për dy personat e vënë nën hetim, Dëfrim Celami dhe Ahmet Doda, ish-drejtor i Kavalishencës së Ministrisë së Brendshme.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?