Jozefina Topalli, Edi Paloka dhe Sali Berisha

Si nuk doli ndonjë deputet i PD-së që t'i afrohet shembullit të Safet Butkës?!

8 Nëntor 2022, 18:03| Përditesimi: 8 Nëntor 2022, 18:10

  • Share

Safet Butka ishte djali i patriotit të madh Sali Butka. Pasi mbaroi shkollën fillore në vendlindje, ai u shkollua në Austri, ku u diplomua për filozofi. Pasi kthehet në Shqipëri, emërohet profesor në Liceun Francez të Korçës. Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, vihet në ballë të demonstratave antifashiste.

Burgoset dhe internohet në ishullin Ventotenes në Itali së bashku me intelektualë dhe atdhetarë të tjerë, si Zai Fundo, Abaz Ermenji, Isuf Luzaj etj. Kthehet në Shqipëri dhe bëhet një nga themeluesit e Ballit Kombëtar. Edhe pse nacionalist, bën disa aksione të përbashkëta me Frontin Nacional-Çlirimtar.

Pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes dhe fillimit të luftës vëllavrasëse në vend, Safet Butka dëshpërohet pambarimisht. Ai i druhej një lufte mes njëri-tjetrit dhe thuhet se kur është pyetur për këtë çështje, është përgjigjur: “I pari dhe i fundit shqiptar që do të vrasë, është vetja ime.” Pas fillimit ë luftës vëllavrasëse, çetat partizane e rrethojnë.

Për të shmangur luftën dhe në pamundësi për të ndaluar gjakderdhjen, vret veten. Ngjarja ka ndodhur më 19 shtator 1943 në Teqenë e fshatit Melçan. Safeti thonë se kur dëgjonte fjalën ‘vëllavrasje’, përgjigjej ‘vetëvrasje’. Safet Butka ishte studiues, pedagog, drejtues dhe reformator i arsimit kombëtar, veprimtar antifashist i Ballit Kombëtar.

Akti i profesor Safet Butkës më ka ardhur ndër mend që në nisje të “luftës vëllavrasëse” në PD, këtu e një vit e ca më parë. Si nuk doli një deputet i PD-së apo një nga palët e konfliktit që të bënte një akt vetësakrifikimi?!

Që të merremi vesh, nuk kam kërkuar akte të natyrës së Safet Butkës, por akte më të thjeshta, më simbolike, qoftë edhe një dorëheqje për t’i thënë të gjithëve që dinjiteti dhe fati i këtij vendi ka më shumë vlerë se çdo zvarritje kërmillore pas pushtetit apo pas atij që duket më i fortë. Se e vërteta ka më shumë vlerë dhe rëndësi se sa të dëgjuarit të turmës së pamend. Për të treguar se nuk ka forcë që të triumfojë mbi të vërtetën, pavarësisht çastit dhe momentit.

Dhe kur shohim sot ndonjë dorëheqje, akti duket thellësisht banal....Po iki se do fillojë punë tjetër dhe, me këtë rast, e zbrazim edhe atë që kemi akumuluar në gjithë këto kohë. Ndërkohë që këto akte nuk ndërmerren nga ata që priteshin të bënin lëvizje të forta, por nga figura që nuk është se janë shquar për ndonjë karakter të fortë apo që nuk e kanë pasur moralin dhe individualitetin armën e tyre më të spikatur.

Nejse, se mos i shkrepet ndonjë deputeti dhe ia fut vetes, për të ndjekur shembullin e mësipërm. Larg qoftë! Nuk ia uroj askujt. Thjesht dinjiteti dhe aktet ngelen. Zvarritja harrohet shpejt. Më shpejt se sa na e pret mendja.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 08/11/2022 19:10

    Medemek i bie qe largqofti Berish te vrasi veten?Aferim athere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?