Si po korruptohet besueshmëria e opozitës

17 Shkurt 2021, 19:58| Përditesimi: 17 Shkurt 2021, 20:02

  • Share

Ka një shembull konkret, pse jo vetëm opozita, por shumica e shtypit që praktikisht mbështet opozitën, ka rënë në nivelin e besueshmërisë opozitës dhe në vend të ndihmojnë njëri tjetrin, zhysin njëri tjetrin më poshtë.

Rasti është historia më e dokumentuar korruptive e familjes Berisha tek “Klubi Partizani”. Nuk ka nevojë të jesh as ekspert, as prokuror, apo gjykatës, të kuptosh se si dhëndëri I Sali Berishës përdor firmën e vjehrrit, merr prona që nuk I takojnë, dhe brenda pronarëve, edhe një të tretën e gjithë pjesës për shkak të meritave që përdor pushtetin e vjehrit.

Se çfarë do bëj SPAK me dosjen ngelet të shikohet, pasi tani e ka në dorë, por çfarë po bën shumica e shtypit shqiptar po shikohet.

Asnjë fjalë! Asnjë TV, asnjë portal, asnjë gazetar personalisht, që është në influencën e opozitës, nuk e ka zënë në gojë. Dhe kjo hartë është goxha e zgjeruar në raport me pak gazeta dhe TV që po e përmendin. Kjo është një shenjë se shtypi që mbështet opozitën, është bërë një, me stlin e opozitës, që të mos flasi për korrupsionin e  familjes Berisha me shpresë se fitorja e pushtetit do tua heq këtë telash dhe ai nuk do ndëshkohet.

Duke gënjyer veten dhe njëri tjetirn me këtë stil, ata mendojnë se gënjejnë dhe shoqërinë, dhe meqë ata nuk guxojnë të përmendin që familja Berisha këtu është kapur në një krim, mendojnë se dhe shoqëria nuk ka për t’ia marrë për keq familjes Berisha. Kjo bën pastaj që ata të jenë të pabesueshëm kur flasin për aferat korruptive të qeverisë, kur bëjn qimen tra, apo kur shpikin histori të qytetarit digital. Njeriu që po inspiron opozitën të vij në pushtet, është I kapur familjarisht në vjedhje dhe I duhet pushtetit për tu mbrojtur dhe kjo e minon çdo kauzë të opozitës dhe çdo motiv që qytetarët ta mbështesin atë.

Kjo e bën opozitën qesharake, dhe në vend të gjej motive tek vetja për të qenë e besueshme, e bën pastaj të hidhet degë më degë, duke kërkuar të gjej armiq të “supozuar” të Edi Ramës dhe të frymëzoj popullin, me shembullin e tyre.

Të gjithë e mbajmë mend se më 2017, çadra u ngrit si frymëzim se kishte fituar Presidenti Trump, I cili supozohej një armik I Edi Ramës, pasi ky I fundi, pa u menduar dy here, e kishte cilësuar rrezik për njerëzimin. Dhe vrapuan ta mundnin si antitrampist, ndërkohë që Edi Rama takohej me Trumpin dhe shkonte mirë me të.

Tani janë gdhirë të gjithë me ekstremin e majt të Albin Kurtit dhe shpresojnë ta mundin Edi Ramën si “albinist”. Dhe nuk është problemi se kanë humbur kohë një herë si Trumpi, e një herë si Albini. Problemi është se ata nuk janë vetvetja dhe fshihen gjitmonë pas dikujt që mendon se e mund Ramën. Por që nuk janë kurrë këta që janë para syve tanë, por janë disa qejfli fitimtarësh.

Bile dhe për Dritan Abazoviçin u gëzuan po kaq shumë se dhe ai ju duk sikur mundi Ramën në vend të Gjukanoviçit.

Tani beteja është konkrete. Këta që duan të mundin Edi Ramën duhet të tregojnë kush janë. Nuk mund të fshihen, as familjes kriminale Berisha, as pas Trumpit, as pas Albinit, e sdi pas kujt pas katër vitesh.

Nuk mund të mundësh dikë që është në betejë, me shembuj nga fitimtarë, apo në emër të mëkatërve që nuk dalin dot në betejë. Edi Rama do një emër që ta dij me kë e ka betejën. Se me Berishën, Trumpin dhe Albinin I ka mbaru punët  e veta.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bledi: 18/02/2021 18:26

    Ca do me thene qe "e kishte mire me Trump ", qe u be prostituta e ballkanit per Trumpin? Epo hallall se nje fytyre keni te gjithe.

    Përgjigju
  • Ardian: 17/02/2021 20:21

    Bukur e thua bre Mero.... po do te them nje gje qe ta dish Keta opozitare gazetare qe dikur dridhnin tespine e pushtetit jo te gjithe u bene milionere. Disa i lane parate kumareve disa putanave dhe kane ngrene ate corben e prishur.. dhe motivi i tyre eshte. Te vijme dhe njehere ne pushtet te behemi milonere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?