Çim Peka, Ilir Meta dhe Sali Berisha

Si po linçohen gjithë demokratët që nuk ndjekin Saliun, nga familja Berisha

29 Prill 2023, 22:45| Përditesimi: 29 Prill 2023, 22:48

  • Share

Linçimi publik, ka qenë një nga armët e përdorura më shpesh nga Sali Berisha në historinë e tij politike, ndaj të gjithë atyre që i ka pasur kundërshtarë. E ka bërë që në fillimet e tij politike, duke kujtuar këtu rastin emblematik të Azem Hajdarit, dhe e vazhdon edhe sot.

Për të, kush është kundërshtar i tij politik, duhet trajtuar si armik dhe duhet linçuar publikisht. Gjë që tani e ka dhe më kollaj, pasi me lekët e korrupsionit ka ngritur edhe media familjare, portal dhe televizion. Pas Preç Zogajt, Ilir Rusmalit dhe disa personaliteteve të rëndësishëm të PD, madje dhe të Evi Kokalarit, që deri dje ishte mbështetësja me e rëndësishme e Berishës, së fundmi, pre e linçimit ka qenë ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Andi Lila.

Ai është sulmuar nga portali i familjes Berisha, pse ka marrë pjesë në një aktivitet sportiv, në të cilin ka qenë edhe Taulant Balla. “Enkelejd Alibeaj i ka dhënë borxh ish-futbollistin Andi Lila, Taulant Ballës për fushatën e vendoreve të 14 Majit.

Lila ka milituar në Partinë Demokratike dhe në 2021 kandidoi për deputet i listës së Lulzim Bashës. Në atë fushatë ai mori pjesë edhe në takimet e Enkelejd Alibeajt në Qarkun e Fierit. Pas 2021, duket se Andi Lila ka zgjedhur të ndërrojë krah politik.

Ai i është bashkuar Taulant Ballës dhe për çudi kanë qenë bashkë në një aktivitet sportiv po në Roskovec, pra në zonën elektorale të Alibeajt. Kjo na bën të mendojmë se Alibeaj i ka huazuar Ballës, Andi Lilën”, shkruan ky portal, për të denigruar kështu jo vetëm Lilën, por mbi të gjitha Alibeajn, të cilit nuk ia falin faktin që nuk iu hapi rrugë dhe sot ka vulën dhe logon e PD-së.

Por nëse ecim me logjikën e tyre, çfarë mund të themi atëherë për Ilir Metën, që deri pak vite më parë bënte fushatë krah Edi Ramës dhe Erion Veliajt? Pse na qenka ai burrë më i mirë se Andi Lila? Apo ngaqë e kuptoi “gabimin” dhe sot është me Berishën!

Ndoshta nuk e kuptojnë dhe s’kanë faj në fakt, se linçimin e kanë pasur gjithmonë pjesë të tyre, por duke sulmuar çdokënd që nuk mendon si ata, sidomos njerëz që kanë kontribuar për PD, veçse i humbasin pikës vetes dhe do vijë dita, që do iu mbetet veç Ilir Meta. Por atëhere ndoshta as këtij të fundit nuk do t’i hyjnë në punë./TemA

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?