Sociale

Si po mbrohen sistemet shqiptare? 60% e sulmeve ditore kibernetike i lufton Inteligjenca Artificiale

30 Maj, 15:37| Përditesimi: 30 Maj, 17:06

  • Share

Që prej 2022-shit, kur vendi u përball me sulme të fuqishme kibernetike të cilat rrëzuan përkohësisht sistemet qeveritare dhe hakeruan të dhëna sensitive, Shqipëria nuk është përballur më me asnjë sulm tjetër të suksesshëm, edhe pse tentativa ka pasur.

AKSHI, thotë Franc Zylyftari, përgjegjës në sektorin e reagimit të Incidenteve të Sigurisë, ka arritur të mbrojë sistemet në mënyrë efikase.

“Kjo vjen pasi në AKSHI janë impelmetuar strategjitë më të fundit të sigurisë kibernetike si “Zero trust” ku AKSHI është i vetmi që e ka implementuar në nivel rajonal, dhe gjithashtu “defensing depth”. Na ka ndihmuar për të mbajtur të pastër ambientin dhe të pa kompromentuar nga çdo aktor. Cilido qoftë aktori, që nga adoleshentët që tentojnë diçka prej kuriozitetit por edhe në nivele të shteteve që sponsorizojnë sulme kibernetike”, shprehet Franc Zylyftari, Përgjegjës, Sektori i Reagimit ndaj Incidenteve të Sigurisë

Inteligjenca Artificiale ka shërbyer si një armë e fuqishme në duart e AKSHI-t për të identifikuar sulmet kibernetike.

“Në të gjithë indikatorët që ne kemi pasur, shohim që në operacionet tona ditore Inteligjenca Artificiale na ndihmon të mbyllim më shumë se 60% të incidenteve kibernetike ditore. Këtu përfshihet jo vetëm analizimi por edhe trajtimi në mënyrë të automatizuar pa pasur nevojë për ndërveprim njerëzor, që do të thotë se Inteligjenca Artificiale i trajton dhe i mbyll vetë incidentet që ndodhin. Natyrisht ndërveprimi njerëzor duhet të jetë për të pasur një qasje më të qartë dhe të përpiktë”, thotë Franc Zylyftari.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, është institucioni përgjegjës që garanton implementimin e masave të sigurisë kibernetike për të gjitha infrastrukturat kritike të informacionit dhe sistemeve qeveritare.

G.M./SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?