Sali Berisha

Opinion

Si po tallet Sali Berisha me viganët e historisë

13 Tetor 2021, 14:26| Përditesimi: 13 Tetor 2021, 14:29

  • Share

Sali Berisha, si në fillimet e 1991, kërkon të sëmbojë demokratët e Kukësit duke evokuar historinë e trevës së tyre. Sjellje tipike e atyre folësve të cilët, për interesat vetjake, përdhosin njerëz dhe histori. Si njohës i mirë i Kanunit dhe i Kodit të Odave ofron një përulje para tubuesve. E përse e gjithë kjo përuljesi? Sali Berisha është njeriu që nuk e njeh këtë lloj sjellje, por gjithsesi gjesti është i paqartë. Iu përuljet për historinë e shkruar nga parët e tyre apo për historinë që ata po shkruajnë sot. Ai u shpreh: “Përulem para qytetarëve të këtyre trevave që sot dhe në histori kanë qëndruar si viganë në anën e drejtë të sajë.” Kontributi i kuksianëve në histori është shkruar me gjakun e bijve dhe bijave të kësaj treve dhe nëse duhet t’iu përulesh shko dhe përulu para tyre, në ato monumente ku prehen ata.

Qëllimisht i tundon të rënët, duke i rreshtuar me tubuesit e vet. Zakon i vjetër i prestigjatorëve për të manipuluar turmat. Këtë lloj sjellje Saliu e njeh mirë dhe e ushtron pa freksion, përzien kodin e odave e të kanunit, përdhos historinë dhe vetë njerëzit për të arritur qëllimet e veta. I quan viganë ata që rreshtohen krah Sali Berishës, por përse vallë? Duke u tallur iu thotë: “Kanë qëndruar të pamposhtur dhe janë më të vendosur se kurrë të rikthejnë fuqishëm PD si opozitë e pamposhtur e shqiptarëve.”. Një mashtrim i rëndomtë që duartrokitet prej të mikluarve. Në cilën betejë qëndruan të pamposhtur?! Në atë sallë nuk “ishte” asnjë prej viganëve si fjala vjen prijësit ushtarak popullor, udhëheqësit shpirtëror të betejave legjendare të Lumës, të betejës së Kolesianit, të dëshmorëve të Cerenit, të Qafës së Prushit etj, etj… viganë; në luftërat e Trevës së Kukësit për liri e pavarësi ndaj pushtuesve në çdo kohë.

Ku viganët e vërtetë të trevës së Kukësit dhe ku këta qytetarë të mashtruar prej Sali Berishës?! Për të mos iu thënë atyre përse Sali Berisha e katandisi PD në këtë derexhe, i grish ata në një betejë donkishoteske për tu sakatuar ndër veti, brenda së njëtës forcë politike. Dhe ata e duartrokasin, e brohorasin! Vërtet se nuk kanë për të bërë ndonjë betejë por edhe duke duartrokitur e brohoritur jerm edhe mund të shkruhesh në anën e kundërt të historisë, të asaj historie që me gjak e shkruan viganët e vërtetë dje dhe ata të UÇK sot! Natyrisht se Saliut nuk i bëhet vonë për ata apo për vendin e tyre në histori. Ai, ende pa u tretur sharmi i miklimit ndaj viganëve, e lëshoi sinjalin për atë betejë ku kërkon ti rreshtojë “viganët” e tij. I trimëruar prej “viganëve” lëshoi piskamën: “Do ti them zografit Bis: Edvin ndiqe këtë foltore, kjo është punë burrash…Dëgjoji ato daulle, po bien për ty. Mandatin se gëzon dot ti..”. E pra, fushë beteja do të jete Bulevardi Dëshmorët e Kombit. Po përse vallë?! Saliu e di mirë që mandatin e tretë të Edi Ramës nuk e ndërpret dot ai i vetëm apo bashkë me “viganët” anë e kënd Shqipërisë. Po qe për Saliun dhe tijët Edi Rama edhe në gjumë e mbyll mandatin e tretë dhe pa lodhje nis të katërtin!..

Nën këtë okelio Saliu grish “viganët” që të mësyjnë Tiranën, të hedhin gurë e bomba molotov mbi institucionet dhe të krijojnë gjendjen e terrorit; një ëndërr kjo e Saliut sepse ajo kohë ka perënduar bashkë me yllin e tij. Por e gjithë kjo bëhet që ti thotë SHBA: unë jam i pamposhtur, Juve në Shqipëri mund të rrini nëse dua unë, vetëm me mua dhe për mua! Hajdeni të bëjmë kompromis. Lëpini atë që kini pështyrë ose ngrini plaçkat. Por kjo që dëshiron Saliu nuk ka ndodhur e nuk do të ndodhë kurrë. Këtu fillon edhe shëmtimi i “viganëve” që tubohen nëpër foltore me Sali Berishën. Saliu shumë shpejt do të marrë atë që po kërkon dhe e ka merituar prej vitesh, por “viganët” përse përzihen në punët e tij? Lidershipi i PD duhet të flas hapur me anëtarësinë. Koha e sekreteve mbaroi, vaji i kandilit ps soset. Lidershipi mos të lejojë damkosjen e PD me vulën e turpit. Nëse do të ndodhë, siç përpiqet Saliu, faji nuk është vetëm i Saliut por edhe i tyre, do të thosha më shumë i tyre.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tosi: 13/10/2021 16:49

    Ponja merr cik nga cik terrenin Merros. Ai Sali qeni ashtu eshte. Synon ti mbledhe njerzit dhe nxise te hedhin gure dhe dhunoje institucionet ne Tirane. Duke shqetesuar ju shoket e bllokit. Njesoj si Tome Doshi me maloket bandite te Dukagjinit ne 21 Janar. Te lumte o Pajto, i ke rene ne koke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?