Referendumi i thirrur nga Sali Berisha për të shkarkuar Lulzim Bashën, teksa ka një orë e 30 minuta që ka filluar, po bëhet me një kakofoni për listat. Askush nuk e di se ku i ka marrë listat e anëtarësisë grupi i Berishës që ka thirrur njerëzit të votojnë,.
Në një prononcim për Report Tv, kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana, konfirmon se zyrtarisht në Selinë e Partisë Demokratike askush nuk ka marrë lista. Sipas tij përsa kohë gjithçka asht organizuar jashtë institucioneve legale te PD, duhen pyetur organizatorët e referendumit për këtë.
Sipas Jemin Gjanës listat janë në sistem të PD, i ka vetëm Sekretari Organizativ në PD, siç iështë nënvizuar në zgjedhjet e kaluara. Kryetari i Komisionit Zgjedhor në Report Tv nënvizon se në zgjedhjet e fundit, kandidatët që kërkuan listat morën IT të tyre për t'i parë, i printuan i morën dhe i dorëzuan sërish në protokollin e PD.
Edhe degëve kur bëhen zgjedhje për kryetar degësh, i jepen nga sistemi vetëm për këto procese. Pra zyrtarisht PD nuk ka ofruar asnjë sistem listash, të cilin e ka vetëm PD zyrtare). Nuk dihet nga i kanë marrë listat për këë votim.
Lajmi kryesor:
Ku i gjeti Berisha listat e votuesve? Gjana për Report Tv: Askush s'i ka kërkuar në qendër! Belind Këlliçi: Na i solli Sekretari Organizativ! Jo të gjithë që votojnë sot duan Berishën
K.T./ReportTv.al