Banda e Shijakut/ Si polici i anti-drogës dekonspironte hetimet e kolegëve

23 Tetor 2018, 07:51| Përditesimi: 23 Tetor 2018, 16:07

  • Share

Nga përgjimet e bandës së Shijakut, prokuroria ka zbuluar edhe disa bashkëpunëtorë të tyre në radhët e organeve të rendit. Një ndër ta ka qenë edhe oficeri i policisë Bledar Koçi, i cili kishte lidhje me një nga eksponentët e grupit të Shijakut, Hajri Seferin. Bleda Koçi punonte në Fier në sektorin kundër narkotikëve, pra ai e kishte për detyrë të ndiqte trafikun e dorgës dhe në të kundërt qe bërë palë me ta.

“Nga hetimet rezulton se shtetasi Bledar Koçi, me detyrë punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në Sektorin Kundër Narkotikëve ka ndihmuar anëtarët e grupit criminal dhe konkretisht nëpërmjet shtetasit Hajri Seferi duke shfrytëzuar të dhënat dhe pozicionin e tij të punës – shkruhet në dokumentin e akuzës ndaj oficerit të policisë. Më pas prokurria ka zbardhur një nga bisedat midis Koçit e Seferit që tregon lidhjet e tyre.

“O Hajri jam ai…Fierit se po të marrë me një telefon tjetër, s’është telefoni im, ti kishte dhe gjoba të tjera për dy vitete e fundit ti ke katër gjoba, dhe nuk pagun dot 60 mijë mininalen pagun 120 deri 150 që ishte ajo / po me të ardhë unë me të dhan 20 mijë lekshit me më dhën një numër ti mu / po erdha aty më gjen mu / po a di me ardhë atje unë të ishim taku n’Fier më mirë / unë ta paguva faturën / mirë për 2-3 ditë unë do vijë andej, po si më të kërkuar unë ty andeji / po ke policia Bledi ia kam emrin Bledi, që punon ke droga thuaj, nga e hëna në të premte aty jam unë.”

Dekonspirimi i GPS-së
Sipas prokurorisë oficeri Koçi ka prishur hetimet e organeve të rendit duke dekonspiruar tek anëtari i bandës së Shijakut, Hajri Seferi vendosjen e një aparature përgjimi për lëvizjet e tij. “Ka të dhëna se personi në fjalë duke patur informacion për shkak të detyrës, mban të informuar për lëvizjet e organeve hetimore Hajri Seferin dhe anëtarët e tjerë të grupit. Nga të dhënat e deritanishme rezulton se ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se Bledar Koçi në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës “shet informacionin” te Hajri Seferi dhe anëtarët e tjerë të grupit.

Pasi i është vendosur GPS, audiolokalizuese, në automjetin e Hajri Seferit, ka qenë pikërisht Bledar Koçi që ka informuar Hajriun lidhur me instalimin e kësaj paisje në automjet, paisje e cila u zbulua nga të dyshuarit pas disa ditësh të vënë në të dhe organet hetimore u detyruan ta çinstalonin”, thuhet në dokumentin e prokurorisë së Krimeve të Rënda.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cepanlliu: 23/10/2018 10:47

    Duhet graduare menjehere se ndryshe iken ne belgjike dhe I jep infor. Dixhitalit ai!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?