Operacioni 'Porositësi' i policisë së Durrësit ka zbardhur një tjetër ngjarje të rëndë kriminale. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta mëson se punonjësi i policisë së Burgjeve, Flamur Bejko, ka paguar 3500 euro paradhënie vëllezërit Beqiraj për të vrarë 2 persona që ai kishte konflikt.
“Gjithashtu, dy vëllezërit janë kontaktuar dhe porositur edhe nga shtetasi F. B., që kundrejt pagesës të kryenin vrasjen e shtetasve S. Z. dhe I. H. Për këtë veprimtari kriminale, vëllezërit kanë marrë një shumë paraprake prej 3500 eurosh dhe kanë siguruar mjetet për realizimin e kësaj ngarjeje dhe konkretisht 4 kg eksploziv, si dhe një armë zjarri automatik, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë datës 3 tetor 2022”, thuhet njoftimin e policisë.
Lajmi kryesor:
'Zbërthehen' vëllezërit Beqiraj që u morën peng, merrnin 50-150 mijë euro për 1 vrasje! Po planifikonin ekzekutimin e ‘Rrumit të Shijakut'! Shkatërrohet grupi kriminal në Durrës, 15 në pranga
K.T./ReportTv.al