Si rrallë herë/ Ditë e parë e vitit me diell në Kukës, qytetarët dalin dhe shijojnë të qetë rrezet e ngrohta

1 Janar 2021, 11:47| Përditesimi: 1 Janar 2021, 11:51

  • Share

Dita e parë e vitit 2021 si rrallë herë e gjen Kukësin me një mot të ngrohtë që ngjason me ditë pranvere. Vetëm bora në malin e Gjallicës tregon se zona verilindore është ende  në stinën e dimrit ndërsa rrugët dhe parqet dhe rrugët e qytetit të Kukësit janë me qytetarë të cilët po shijojnë rrezet e diellit në ditën e parë të vitit të ri.

Edhe verandat e lokaleve me klientë shijojnë kafenë e parë të 2021 nën rrezet e një dielli pranveror. Ndërrimi i viteve,u shoqërua me fishekzjarrë të shumta të hedhura nga qytetarët ndërkohë që një pjesë e tyre dolën në rrugë e sheshin kryesor të qytetit, pavarësisht masave kufizuese. Situata kaloi mjaft e qetë dhe pa probleme. Sipas policisë nuk u shënua asnjë incident ndërsa nuk pati lindje te reja në orët e para të 2021-t në maternitetin e Kukësit. Edhe dita e parë e 2021 ka nisur e qetë e pa probleme. 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?