Olta dhe Dori

Si rrallëherë, Olta Gixhari ndan disa momente romantike me partnerin

3 Nëntor 2023, 11:41| Përditesimi: 3 Nëntor 2023, 11:44

  • Share

Olta Gixhari ka mbajtur gjithmonë në privatësi jetën personale dhe bashkëshortin e saj. Çifti janë prej vitesh bashkë dhe janë prindër të një djali.

Së fundmi Olta na ka treguar se si e kalojnë ata të dy kohën kur janë duke lëvizur me makinë nën tingujt e muzikës italiane dhe me duart e shtrënguara së bashku Olta na tregon anën tjetër të personalitetit të saj, Oltën e dashuruar.

Ish-banorja e “Big Brother Vip” është shumë aktive në rrjetet sociale nga ku ndan shumë çaste me ndjekësit e saj.

Me futjen e Oltës në “Big Brother”, Dori deshi apo nuk deshi është bërë pjesë e medias, ndonëse nuk merr pjese në dalje publike. Madje ai as nuk ishte në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”, ku Olta luajti në rol kryesor.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?