Ishull-Lezha, një nga fshatrat më karakteristikë të rajonit të Lezhës, mirëpriti Pashkët me një atmosferë të ngrohtë shpirtërore, duke ruajtur me përkushtim traditën e bekimit të ushqimeve.
Si çdo vit ata u mblodhën në kishën e fshatit me shportat e mbushura plot me ushqime për të marrë bekimin e Pashkës nga famullitari.
Vezët e kuqe, buka e gatuar ne shtëpi, hudhrat e njoma dhe djathi janë pjesë e pandashme e këtij rituali.....
Dom Angjelin Krygja thotë se Pashkët janë një moment mjaft i rëndësishëm për të krishterët, që kujtojnë mundimet e Jezu Krishtit për njerëzit.
Pashkët për banorët e Ishullit nuk janë thjesht një festë fetare por një ditë që forcon lidhjet me rrënjët. Edhe pse shumë prej tyre janë zhvendosur ne qytete, për Pashkë ata mblidhen gjithnjë në vendlindje.
Komente
