Ish-kryeministri, Sali Berisha

Si Sali Berisha ngriti retorikën politike mbi grupin fals të hakerave iranianë

12 Dhjetor 2022, 15:44| Përditesimi: 12 Dhjetor 2022, 15:46

  • Share

Një investigim i shkurtër i JavaNews ka nxjerrë sot në pah sesi opozita shqiptare po përdor emrin e ‘Homeland Jutice’ në funksion të politikës së saj. Bëhet fjalë për një grup të falsifikuar në emrin e hackerave iranianë, ku përveç materialeve të vjedhura, publikohen edhe mesazhe kundër kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores amerikane Yuri Kim.

Një rast flagrant dhe që e nxjerr zbuluar grupin në fjalë është ai i Gert Shehut, personit që qëlloi Sali Berishën me grusht. Fill pas deklaratës së Sali Berishës se Shehu është agjent i Policisë, grupi fals i Homeland shkroi se për autorin ka të dhëna në Polici. Ndërkohë grupi real i hakerave nuk e ka hedhur një spekulim të tillë.

Por ky nuk ka qenë rasti i vetëm. Nëse dje opozita gjeti mbështetje tek 500 mije dollarët e rusëve, tani po fshihet pas emrit të iranianëve. Kësisoj, çdo deklararë e Berishës dhe Metës ka gjetur mbështetje tek kanalet e grupit online dhe kjo vërtetohet lehtësisht. Duke nisur nga akuzat se punonjësit e SHISH po dorëhiqen e duke vijuar me fluturimet e Edi Ramës.

Në të gjitha situatat, ose Berisha ngre akuza pas publikimeve të HomelandJustive, ose HomelandJustice i falsifikuar mbështet deklaratat e Berishës. Por, ajo që është e padiskutueshme në gjithë këtë histori është fakti që Sali Berisha e ka ngritur të gjithë retorikën e tij akuzatore mbi një grup të rremë ne Telegram, i cili sulmon jo vetëm qeverinë, por edhe SHBA. Dhe e gjitha në fakt bën sens. Sali Berisha më shumë se ç’ka hesape politike me Edi Ramën, ka një hall të madh me Non grata-t nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Në këto kushte, mesa duket ngushëllimin e ka gjetur në një grup të rremë që vjedh disa postime të hakerave iranianë (që nga ana tjetër janë poashtu dashakeqë ndaj Shqipërisë), por nga ana tjetër  shtojnë edhe disa sajesa politike që përkojnë fiks me qëndrimin e Berishës.

Tani, se kush e ka në zotërim këtë grup, natyrisht që nuk mund ta themi sepse nuk kemi fakte. Por që ky grup, dukshëm i shërben retorikës së Berishës, që ka një sinkronizim të plotë dhe kombinim taktik që duket hapur, nuk ka asnjë dyshim. Tani mbetet ta sqarojë Berisha nëse ja jep ai grupit të rremë të dhënat e tij të rreme për t’i bërë ato të besueshme nën emrin ”Homeland Jutice”, apo Berisha është aq naiv sa gënjehet nga një grup i tillë. Këtë besoj se e ka të qartë secili prej nesh, por i mbetet gjithësesi Berishës ta saktësojë.

Faktet e investigimit të Javanews

Grupi real ka 3800 ndjekës ndërsa falsi mbi 26 mijë

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?