Kur disa prej nesh rrahin gjoksin si trump-ianë apo si përfaqësues të gjithë atyre që emigrantët i shohin si të keqen e madhe që ka pllakosur planetin, të freskojnë kujtesën me këtë foto të anijes “Vlora” të 33 viteve më parë. Aty sipër ishin 20 mijë prej nesh dhe me siguri do të ishin miliona nëse Anija “Vlora” do të ishte transformuar në një anije gjigande dhe futuriste e globalizmit, që askush nuk e kishte parashikuar se do të mbërrinte pak vite më vonë.
Është e pafalshme që ne të harrojmë kaq shpejt! Historia jonë duhet të jetë pasqyra më e vlefshme që të mos pushtohemi nga mëndjemadhësia, arroganca e më keq, nga adhurimi i politikave përjashtuese e diskriminuese ndaj njerëzve të ndarë në kategori skllavëruese për shkak të ngjyrës, origjinës, fesë, kombësisë, përkatësive gjinore. Shumë prej nesh duhet të jenë pishtarë të zemrës së gjerë, pavarësisht se kemi lindur dhe jemi rritur në vetëm 28 mijë metra katrorë. Horizonti ynë nuk ishin kurrë ata kufij me ushtarë, tela me gjemba dhe qen të stërvitur për të nuhatur erë njerëzore; kufijtë tanë nuk ishin ujrat territoriale “të minuara” nga vigjilenca e komunistëve të stërvitur me luftë klase e propagandë “armiku të brendshëm e të jashtëm”. Atëherë ne të gjithë i shkelmuam ato kufij, fillimisht me dëshirën dhe ëndrrën tonë, pastaj i hipëm anijeve. Ashtu si sot po bëjnë me miliona që janë akoma të mbërthyer në kurthin e luftrave e skamjes ekstreme në botë.
Prandaj, kur sot shoh të shpalosen trump-istë të ethshëm mes nesh, nuk kam parasysh ata që “vdesin” për mobiljet e arta të Trump Tower në New York, por ajo anë e errët që përbuz njerëzoren me të gjitha format, ngjyrat e larmitë që na pasuron dhe jo varfëron, si të ndryshëm mbi këtë tokë.
Për ata që sot, me 8 gusht 2024, kanë harruar se kush ishim ne, kjo foto, e sidomos, vuajtjet dhe izolimi në stadiumin e Barit që do të vinte më pas, duhet të na kujtojë e të na bëjë më të mirë ndaj gjithë të tjerëve që janë sot, siç ne ishim dje.
Po pse su komentua o motēr qir pse ma thuaj ti o biri kurrrvēs pse su komentua ? A do mo bir kurve po do mē thuaj.
PërgjigjuO emigrand mėso Shqip mor hallvaxhi mēso tē shkruash. Nuk shkruhet po nodhe po shkruhet po ndodh shkruhet. Falemnderit pēr mirkuptimin.
PërgjigjuAs nje gja ska nryshu pas 33 vishte, e njeta gja po nodhe edhe sote
Përgjigju