Sali Berisha, prej fitores së Donald Trump në SHBA, shfaqet si “trumpist” i betuar. Sipas tij, Trump dhe ai vetë, kanë qenë dy armiqtë kryesorë të Sorosit në botë.
Dhe siç fitoi Trump, Berisha thotë se do të fitojë dhe ai. Madje, për këtë ka punësuar edhe një prej konsulentëve të Donald Trump.
E gjithë retorika e tij është në kufijtë e qesharakes, por tashmë nuk i bën më përshtypje njeriu. Një njeri që ka qenë komunist i betuar, dhe pastaj u kthye në “demokrat” të betuar, bën gjithçka për mbijetesën e tij.
Ja fjala vjen, kur humbi zgjedhjet Donald Trump, në një postim në rrjetet sociale, mbështetësit e Trump, ai i quante fantatikë dhe ekstremistë. Ndaj dhe dënonte veprimet e tyre.
Ndërsa tani ata nuk janë më fanatikë dhe ekstremistë, por njerëz që sollën “lirinë” në Amerikën e komanduar nga Sorosi. Ashtu siç do e sjellin në Shqipëri…/TemA
Komente
