Si ta gatuajmë mishin siç duhet për një shije perfekte, Mish Chianina me rukola dhe parmixhano nga zonja Albana

18 Tetor 2023, 12:04| Përditesimi: 18 Tetor 2023, 12:06

  • Share

Mish Chianina me rukola dhe djathë parmixhano

Përbërësit:

  • 600 gr mish chianina i prerë në feta
  • 250 gr rukola
  • Djathë parmixhano (jo i grirë)
  • Vaj ulliri
  • Lëng limoni
  • Kripë dhe piper

Përgatitja:

Mishin e prerë në feta bifteku e marinojmë mirë me vaj ulliri, kripë dhe piper derisa grilla të nxehet. Më pas, e gatuajmë pa e lëvizur për 3 minuta nga secila anë. Nëse dëshirojmë që të krijohet një teksturë e freskët, e skuqim në fund për një minutë nga secila anë, duke i renditur në drejtim të kundërt me mënyrën se si i kemi vendosur në fillim. Presim biftekët në shirita duke ndjekur drejtimin e fibrave të mishit dhe i vendosim në një shtrat rukole. Presim feta të holla të djathit parmixhano dhe i hedhim direkt sipër dhe e shërbejmë spërkatur me vaj ulliri dhe nëse dëshirojmë dhe pak uthull balsamike.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?