Lifestyle

Si të hiqni shkarravinat që bën në mur fëmija juaj me...majonezë

20 Tetor 2021, 22:03| Përditesimi: 20 Tetor 2021, 22:07

  • Share

TIRANË- Për të gjithë ju nëna, që muret e shtëpisë suaj u janë bërë si një telajo për fëmijët tuaj, mos u shqetësoni, ka një zgjidhje dhe lajmi i mirë është se zgjidhja gjendet në frigoriferin tuaj. Mjafton pak majonezë. Bright Side na sjell këtë truk shumë të lehtë dhe të veçantë.

Vajrat në majonezë zbërthejnë dyllin në shkumësat me ngjyra dhe heqin shenjat, pa prishur bojën.

KUJDES! Para se të vendosi majonezë në mur, provojeni fillimisht në një pjesë të vogël të muri për të parë efektin. Nëse shkumësi nuk reagon ndaj majonezës, vendosni pak në një leckë të butë dhe fërkoni me të shkarravinat që mund të ketë bërë fëmija juaj në mur.
 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?