Foto nga shtëpia 5 metra

Lifestyle

Si të jetosh në një shtëpi me hapësirë 5 metra...

4 Dhjetor 2019, 19:44| Përditesimi: 4 Dhjetor 2019, 19:48

  • Share

Fotografi Sim Kyu-Dong ka kapur kushtete ekstreme, ku jetojnë me mijëra studentë ose punonjës me pagë të ulët që nuk përballojnë dot qiranë e lartë të kryeqytetit industrial Seulit të Koresë së Jugut.

Goshitelet janë shtëpi që ofrojnë kuzhina dhe banja të përbashkëta, dhe që janë ndarë në shumë dhoma të vogla, më pak se 5 metra katror, ku banorët detyrohen të ngjeshen vetë bashkë me rrobat, pajisjet e gjërat e tjera që kanë.

Këto dhoma u shfaqën për herë të parë në vitet 1970, kur u ndërtuan si një hotel i lirë për të pritur studentë që vinin për pak ditë, kur duhej të përgatiteshin për provime.

Por tani u jepen me qira njerëzve që kanë ardhur në qytet, të cilët bëjnë punë me pagë të ulët dhe nuk i përballojnë dot çmimet e shtëpive të kryeqytetit, Seul, të cilat sa vijnë e rriten për shkak të zhvillimit industrial.

Këto dhoma kushtojnë nga 70 deri në 140 euro në muaj dhe janë shumë më lirë se shtëpitë për të cilat janë shumë të shtrenjta.

Foto nga shtëpia 5 metra

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?