Në kushtet kur edhe klinikat dentare janë mbyllur është shumë e rëndesishme të kujdesemi mirë për higjienën orale, pasi goja është urë lidhëse mes baktereve të ndryshme e organizmit tonë.
Në një lidhje skype stomatologu Gjergji Dilo ka treguar disa hapa të thjeshtë sesi të kujdesemi për shëndetin dentar gjatë karantinimit, ndërkohë që thotë se duhet të përdorim dezinfektantë edhe për dhëmbët tanë.
"Mbyllja e klinikave dentare ishte Masë e domosdoshme pasi në këtë rast mjekët stomatologë janë më të rrezikuarit. Do ndalem në dy aspekte, në aspektin e gojës dhe atë që shoh në markete te instrumentet që ne përdorim. Larjes së dhëmbëve duhet ti shtoni dezinfektantët e gojës. Duhet të zgjidhni ato që ulin numrin e baktereve në gojë, por jo më shumë se 10 ditë, pasi mund të vrasim edhe mikrobet e mira. Atë duhet ta përdorim pas larjes së dhëmbeve. Pas 10 ditësh mund ti rikthehemi dezinfektantëve natyralë. E para ështe uthulla. Ajo mban top listën."
Dilo sheh me skepticizëm përdorimin e maskave dhe dorezave si masë kundër parandalimit të koronavirus nga qytetarët.
"Pas 20 minutave përdorim dorezat e lejojmë depërtimin e baktereve te duart, por i lënë te duart gjatë gjithë kohës që ne i mbajmë në duar. Thjesht duhet të lani duart. Edhe për maskat, ata janë filter, grumbullojnë mikrobet, imagjinoni një filter makine." shprehet stomatologu.
Për Dilon kujdesi ndaj dhëmbëve është i rëndësishëm, pasi ato mund të bëhen rruga që përcon virusin në organizëm.
"Gjendrat poshtë gjuhës kanë një perkthithje shumë të shpejtë, ndaj sa më shumë të ulim nivelin e mikrobeve në gojë, aq më mirë ështe. Në momentin që virusin e dërgojmë në gojë, është shumë e thjeshtë të përfundojë në trupin tonë", thotë stomatologu në "Rreze Dielli".