Lifestyle

Si të mbani sa më gjatë ngjyrën që morët në plazh

21 Gusht 2019, 13:01| Përditesimi: 21 Gusht 2019, 13:20

  • Share

Bëni një muaj plazh dhe në tetor nuk keni asnjë grimë ‘ngjyrë çokollate’ në lëkurë? Epo, nuk mjaftojnë vetëm kremrat e mirë që përdorni, duhet të kujdeseni edhe më pas, që nxirja të zgjasë. Me ca këshilla të vogla mund t’ia dilni të keni ngjyrë të bukur lëkure. Si?

Ushqyerja

Ushqyerja e mirë, me të gjitha frutat e perimet e stinës është e rëndësishme përpara dhe pas ekspozimit në diell. Më të dobishmet janë frutat ngjyrë portokalli si pjeshka, kajsitë apo pjepri. Frutat e thata dhe vaji i ullirit janë po aq të nevojshëm për shkak të vitaminës B dhe E. Zakonet e mira në tryezë nuk do ju lënë asnjëherë në baltë.

Mos bëni dushe me ujë të nxehtë

Së pari duhet të shmangni ‘zhytjet’ e gjata në vaskë dhe të praktikoni dushet e shpejta me ujë relativisht të ftohtë.

Mos përdorni sfungjerin dhe zgjidhni shampon e duhur

Së pari duhet të dini që edhe zgjedhja e shampos ka rolin e saj. Prania e alkoolit në të apo aromave të shtuara, ndikon në zbehjen e ngjyrës. E mira është të përdorni vajrat esencialë dhe, në çdo rast, të mos e fërkoni trupin me sfungjer apo të bëni scrub-e të ndryshme, sipas revistapsikologji. Nëse ju janë bërë të domosdoshme, atëherë zgjidhni pastruesit e lëkurës pa grimcat që depërtojnë thellësisht në të.

Përdor vajrat e duhur

Përzierjet e vajrave nuk do të të ndihmojnë vetëm për të ruajtur ngjyrën por edhe për të pasur lëkurë të shëndetshme që do të bjerë menjëherë në sy

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rondi: 21/08/2019 13:23

    sa gjate i ke ra... thjesht mos e hiq zhulin...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?