Ka një mënyrë mjaft të lehtë për të bërë të mundur që bizhuteritë tuaja prej argjendi të duken sërish me shkëlqim dhe të reja, pas një kohe të gjatë që i kemi përdorur dhe nuk janë pastruar.
Pastrimi me letër alumini dhe sodë
Falë një reaksioni kimik të shkaktuar nga soda e bukës, ju mund t'i bëni bizhuteritë tuaja të argjendta të shkëlqejnë si të reja në pak minuta.
Ju duhet letër alumini, sodë buke, tas, uji dhe një rrobë e lagur.
Mbështillni brendësinë e tasit me letër alumini, më pas shtoni sodë buke sa të mbulojë fundin e enës, më pas shtoni ujë dhe bizhuteritë e argjendi. Lëreni në përzierjen e sodës së bukës dhe ujit për tre deri në pesë minuta. Pas kësaj, lani bizhuteritë tuaja nën ujë të ngrohtë dhe i thani më pas i mbështillni ato me një leckë të lagur.