Lifestyle

Si të përdorini 'shkopinjtë smudge' që ju ndihmojnë të eliminoni energjitë negative dhe të tërhiqni para dhe dashuri

2 Qershor 2021, 12:10| Përditesimi: 2 Qershor 2021, 12:24

  • Share

Sot në “ Rreze Dielli” folëm për kombinimet e bimëve të ndryshme të cilët pasi digjen çlirojnë energji. E ftuar në studio ekspertja Reina Mulita tregoi më tepër për efektet e miksimit të bimëve dhe energjisë që ato çlirojnë.

“ Shkopinjtë smudge janë shkopinj bimorë të cilët kanë aftësinë që të ndikojnë tek energjia jonë. Ata kanë një efekt shumë të shpejtë madje disa herë edhe të menjëhershëm. Bimët janë të marra nëpër malet e Shqipërisë, nuk përmbajnë pesticide, nuk përmbajnë hormone duhet të jenë sa më të pastra’ tha ajo.

Ndërsa tregoi miksimin e bimëve dhe se për çfarë mund të përdoret secila prej tyre.

“ Shkopi që mendoj se është më i rëndësishëm është shkopi me sherebel. Ky shkop përdoret për largimin e energjive negative. Pastron bllokimet që mund të keni, personat negativë, bëjnë që të largohen nga ty ndoshta edhe energji më të ndryshme negative të largohen.

“Ky është rozmarinë me sherebel përcjell lumturi dhe qetësi në jetë”

”Një ndër më të rëndësishmit është ai me trendafil të kuq, trëndafili i kuq ka frekuencën më të lartë se të tjerat dhe kjo do të thotë që lidhet më shumë me energjinë e pastër të dashurisë prandaj edhe përdoret për çështjet e dashurisë”

 Por si mund t’I përdorim këto shkopinj që të marrim rezultatin që kërkojmë, sipas ekspertës është shumë e thjeshtë:

“Përdorimi është shumë i thjeshtë, mjafton që shkopi të mbahet në pozicion horizontal dhe me një cakmak apo me një shkrepse e ndez tek pjesa e kokës edhe duke e lëvziur këtë nëpër dhoma e shtëpisë” përfundoi ajo.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?