Si të ruani freskinë e lëkurës edhe pas të 30-tave? Dermatologia për Report Tv: Kjo rutinë e thjeshtë do t’ju ‘shpëtoj’ nga rrudhat dhe imperfeksionet

11 Janar 2022, 12:35| Përditesimi: 11 Janar 2022, 12:38

  • Share

Mbas  moshës 30-vjeçare fillojnë të vihen re edhe problematikat e para në lëkurë. Por me disa këshilla të thjeshta ju mund të parandaloni shumë probleme të lëkurës suaj. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli’’ dermatologia Brunilda Bardhi tregoi rutinën që duhet të ndiqni dhe këshilla për të pasur gjithmonë një lëkurë të freskët dhe rinore.

Sipas dermatologes Brunilda Bardhi kryesore është përdorimi i kremit të diellit në çdo stinë, si një ndër produktet kryesore që parandalon jo vetëm rrudhat por edhe imperfeksionet e tjera të lëkurës.

“ Kremi spf, është hapi i parë i cdo rutine. Mund të fillojnë edhe me  një krem me retinol, me alfahidroksid , mund të jetë krem ose serum në varësi të tipit të lëkurës e cila duhet të përdoret të paktën për tre muaj dhe kryesisht në darkë dhe nëse kanë njolla ose rrudha patjetër duhet të përdorin edhe një serum me vitamin c  dhe natyrisht për ata që preferojnë make up-in mund ta vendosni por preferojmë që lëkura të ajroset pasi make upi nuk e lë të oksigjenohet.

Ndërsa shpjegoi edhe një rutinë të thjeshtë që duhet të përdori çdo vajzë dhe grua për të mirëmbajtur lëkurën.

Duhet larë fytyra në mëngjes dhe në darkë, patjetër duhet lagur fytyra dhe pastruar me larësin, më pas tamponohet me peshqirë dhe sipër mund të vendosësh një krem dielli. Kur ke njolla mund të vendosësh një vitamin c, kjo është rutina e mëngjesit. Dhe në darke zakonisht rekomandohet krem ose serum që ka retinol, por pas moshës 40 vjec mund të vendosësh krem që ka enizimën Q-10. Duhet të fokusohemi edhe tek kremrat antioksidantë në mënyrë të tillë që përmirësojmë cilësinë e lëkurës por pas moshës 35-40 nga forca gravitacionale ka nevojë për ndërhyrje nga mjeku dermatolog me peeling kimik ose mesotherapy” tha ajo.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?