Kronikë

Si të shmangni zjarrin në shtëpi nga gazi! Kreu i Zjarrfikëses Tiranë, Goxhaj: Jo bombola kampingu në banesa, përdorni sinjalizues për gazin

23 Nëntor 2021, 15:27| Përditesimi: 23 Nëntor 2021, 15:49

  • Share

Fëmija që u shpëtua mrekullisht nga zjarrfikësit ishte vetëm kur banesa e tij në një pallat tek Fresku u përfshi nga flakët.

Si ky zjarr janë regjistruar gati çdo ditë që nga fillimi i muajit nëntori. Ulja e temperaturave dhe ngrohja me gaz ka shtuar rastet e pakujdesisë tek qytetarët dhe për pasojë edhe zjarret.

'Numri i ngjarjeve në qytetin e Tiranës me shpërthim të gazit të jetë i përditshëm. Pra, çdo ditë kemi pasur ngjarje të tilla ku sinjalizohen në sallën tonë operative për shpërthim të gazit të bombolave', thotë Shkëlqim Goxhaj, drejtori i Zjarrfikëses për Tiranën.

Qytetarët vazhdojnë të përdorin bombola kampingu për ngrohje, të cilat sjellin rastet më të shpeshta të shpërthimit të gazit.

 'Shumica e ngjarjeve, pothuajse 70 deri në 80% të rasteve vijnë nga këto bombola gazi. Pra, bombolat ngjyrë portokalli nuk duhet të përdoren', bën me dije Shkëlqim Goxhaj.

Kreu i Zjarrfikëses së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj, apelon për ndërrimin e bombolave dhe rimbushjen.

 'Qytetarët, duke ardhur nga një kohë që nuk i kanë përdorur pajisjet e ngrohjes me gaz, si bombolat, fillojnë i përdorin dhe disa kanë edhe probleme nga ana teknike. Duhet kujdes i veçantë i ndërrimit të pajisjeve të gazit, që nga rimbushja e bombolave', këshillon Goxhaj.

Por, si mund të mbrohemi nga një shpërthim i mundshëm në banesa?

'Fillimisht kemi rrjedhje te gazit në ambiente të mbyllura. Në momentin që qytetari përdor diçka, qoftë edhe çelësin e dritave në atë ambient aty fillon shpërthen gazi. Fillimisht në orët e para të mëngjesit nuk duhet të kenë cigare të ndezur, nuk duhet bërë asnjë veprim, derisa të bëhet ajrosja e ambientit', këshillon Goxhaj.

Goxhaj këshillon vendosjen e detektorëve të gazit afër bombolave.

'Afër bombolës së gazit duhet të ketë sinjalizues. Janë sinjalizuar që lajmërojnë rrjedhjen e gazit. Kanë një sinjal karakteristik dhe qytetari e kupton që ka rrjedhje gazi, menjëherë sapo dëgjon alarmin duhet të veproj', deklaron drejtori i Zjarrfikëses.

Në rast të zjarreve në ndërtesa të larta, këshillohet dalja e menjëhershme në tarraca, nëse rruga është e bllokuar. Bombolat e gazit përdoren masivisht në familjet shqiptare, jo vetëm për gatim por sidomos për ngrohje gjatë stinës së ftohtë.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sadete: 23/11/2021 16:17

    Me kete cmim qe ka shkuar gazi, te puth halla ne te dyja faqet se nuk e perdor njeri gazin. Te fala Ben Ahmetaj nga halla e madhe qe del ne valle. E heq vallen dhe nuk ngaterron kembet se keta ta q... nenen.

    Përgjigju
    • Tefiku: 23/11/2021 16:35

      O Halla e madhe futu nje pordhe ne valle, tju vije mendja verdalle. Ben Ahmetajt dhe Ballukut qe tu duket lule ulluku. Na zgjebosen keto vite, dhe gjithe diten thone dridhe like. Na mbyti reklama si me qene bajga ne stalla. Na mbyti hajdutlliku, si me qene prone cifligu. O Halla e madhe merr dhe nje valle per mua, futu shkelmin ne perrua

    • Resmiu: 23/11/2021 16:28

      O Sadete o vaj me dete po kete kopilin ku gjete. Ta ka dhene shitesja kusur me vete? Puna jone vaj me dete. Keshtu vajti kjo jete O Mete per vete. Ai i gjati tuta gra dhe salltanete. U be turk e u be pelte O Sadete o vaj me dete. Te puth dajua ne te dy faqet, jepu koqet per patate.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?