Sodë buke dhe limon, përbërësit që ndihmojnë në zbardhjen e dhëmbëve

Shëndeti

Si të zbardhni dhëmbët me vetëm dy përbërës natyralë

13 Prill 2018, 16:31| Përditesimi: 13 Prill 2018, 16:40

  • Share

Shpenzimet globale në produktet e zbardhjes së dhëmbëve arrijnë në miliarda dollarë në vit. Zverdhja e dhëmbëve është një pasojë e stilit të jetesës thonë stomatologët. Sipas tyre, duhanpirja, kafeja dhe çaji janë shkaktarët kryesorë të zverdhjes së dhëmbëve.

Ushqimet dhe pijet me ngjyrë të errët si vera e kuqe, rrushi, boronica, shega e të tjerë ngjyrosin dhëmbët, sepse përmbajnë substanca që ngjiten me enamelin e dhëmbëve. 

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, zverdhja e dhëmbëve mund të shkaktohet edhe nga sëmundjet dhe probleme të ndryshme shëndetësore. Nëse larja e dhëmbëve dy herë në ditë dhe përkujdesi për to nuk e zgjidh këtë problem, atëherë duhet të merrni në konsideratë alternativat e mëposhtme.

Si të zbardhni dhëmbet në vetëm 2 minuta
Soda e bukës është një nga përbërësit më të mirë që mund të përdorni për zbardhjen e dhëmbëve. Limonët gjithashtu kanë aftësi zbardhuese dhe pastruese për dhëmbët.

Pastë Zbardhuese Me Sodë Buke Dhe Limon

Përbërësit
Sodë buke,
Lëng limoni ose ujë.

Udhëzimet
-Përziejeni lëngun e freskët të limonit ose ujin me disa lugë çaji me sodë buke.
-Përziejini të dyja deri sa të formohet një pastë e mirëfilltë.
-Fshijini dhëmbët me një letër kuzhine dhe më pas fërkojini me pastën duke përdorur një furçë dhëmbësh.
-Lëreni pastën në dhëmbë për 1 minutë.
-Më pas, shpëlajeni me ujë të bollshëm për të shmangur ndonjë dëm potencial të aciditetit në enamelin e dhëmbëve.
-Nëse përdorni ujë në vend të lëngut të limonit, pastën mund ta mbani për deri në 3 minuta.
-Kjo pastë duhet përdorur një ose dy herë në javë.
-Përveç aplikimit të pastës zbardhuese, sigurohuni që t’i lani dhëmbët dy herë në ditë.

AgroWeb.org ju këshillon të shmangni duhanin, kafenë dhe pijet e gazuara për të mbrojtur dhëmbët nga zverdhja. Nëse pijet e mësipërme janë të preferuarat tuaja, përdorni një pipë që të kufizoni kontaktin me dhëmbët./AgroWeb/

Komento

Komente

  • Anita: 26/08/2020 18:34

    Nuk dua qe shkolla te filloj ne kete periudhe qe ndodhemi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?