Jo të gjithë njerëzit që na rrethojnë na duan të mirën. Shpesh, pas buzëqeshjeve dhe fjalëve miqësore, mund të fshihen qëllime jo të sinqerta. Ndaj është e rëndësishme të mësojmë të dallojmë njerëzit që nuk janë realisht përkrahësit tanë, por që ndoshta presin dështimin tonë në heshtje.
Më poahtë kemi listuar disa shenja të zakonshme që mund të tregojnë se dikush nuk ju do të mirën:
Nënvlerësojnë arritjet tuaja
Kur ndani një sukses, ata nuk gëzohen sinqerisht. Mund ta kalojnë me një koment ironik si “E po mirë, edhe fati ndihmon ndonjëherë”, ose të ndërroni temë menjëherë.
Ju krahasojnë vazhdimisht me të tjerët
Në vend që të vlerësojnë përparimin tuaj, gjithmonë kanë dikë tjetër për të sjellë si “shembull më të mirë”, për t’ju bërë të ndiheni më pak i vlerësuar.
E shpërfillin ose sabotojnë energjinë tuaj pozitive
Nëse ndiheni mirë për diçka, ata do të gjejnë një mënyrë për t’ju ulur moralin ose për t’ju futur në dyshime.
Ndihen më mirë kur ju jeni keq
Nëse e shihni që dikush duket më i qetë apo i gëzuar kur ju jeni në një moment të vështirë, atëherë është koha të rivlerësoni vendin që ata zënë në jetën tuaj.
Si të veproni në këto situata?
Vendosja e kufijve, distancimi emocional dhe përqendrimi tek njerëzit që ju motivojnë dhe ju respektojnë është mënyra më e mirë për të ruajtur energjinë tuaj.
Komente
