Si t'i përdorim krizat si mundësi zhvillimi? Ekspertët: Mbijeton kush përshtatet

12 Gusht 2020, 21:38| Përditesimi: 13 Gusht 2020, 09:57

  • Share

TIRANË- Krizat ekonomike mund të kthehen edhe në mundësi për të fituar më tepër. Kjo për ekspertët mund të arrihet nëse ja del të përshtatesh me nevojat e tregut dhe të bashkëjetosh me krizën. Studiuesja e pavarur e politikave ekonomike Dorela Beqaj rendit për Report TV se cilat biznese po ja dalin aktualisht.

“Farmaceutika është një nga bizneset që e janë orientuar aktivitetin tek tregtimi i produkteve që kërkohen edhe më shumë, siç janë maskat, dezinfektues apo edhe doreza. Fitues janë edhe ato të shitjeve online që kanë njohur rritje në të gjithë botën. Po ashtu janë edhe ata që përdorën shërbimet delivery, apo shërbimi taksi ka pasur një ecuri të mirë për shkak se i janë përshtatur më së miri situatës”, thotë ajo.

Ndërsa eksperti i ekonomisë Zef Preçi pohon se kriza e shkaktuar nga pandemia duhet të shfrytëzohet për të ndryshuar mënyrën e të bërit biznes.

“Bizneset duhet të vet rregullohen dhe të kuptojnë që asgjë nuk do të jetë më si më parë. Më të rrezikuar janë bizneset që kanë lidhje direkt me konsumatorin, nëse s’ka paga nuk ka shitje mallrash. Kriza nuk është vetëm një reflektim i momentit por është një mundësi për të përshtatur mallrat që do të prodhohen në varësi edhe të tregut”, pohon eksperti.

Pika ku bashkohen njohësit e fushës, dhe që tashmë po kthehet në domosdoshmëri është rritja e konsumit, që është në rënie prej 4 muajsh.

“Duhet një nxitje e drejtpërdrejtë e konsumit dhe ajo që sugjeroj është që për të gjithë individët për një periudhë të caktuar qeveria të vendos në dispozicion transferta parash në mënyrë që ato të shpenzohen”, shprehet Beqaj.

“Pakësimi  i konsumit, humbja e tregjeve jashtë e me radhë, çojnë në përkeqësim të situatës në tërësi”, pohon Preçi.

Sa i takon humbësve, biznesi e përqendruara në turizëm, në shitje të veshjeve dhe në transport kanë pësuar më shumë humbje nga karantina dhe situata në tërësi.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?