Kronikë

Si transportohen paratë e drogës, Nuredin Dumani hetuesve italianë: Me autobusë, nga Italia drejt Shqipërisë 12% shoferëve, anasjelltas 4%

22 Maj, 16:16| Përditesimi: 22 Maj, 16:26

  • Share

Linjat e ndryshme të transportit ndërkombëtar duket se përdoren gjerësisht nga trafikantët për të lëvizur paratë e  tyre, kryesisht, për të futur në Shqipëri, fitimet e realizuara jashtë vendit. Për prokurorët italianë që kanë hetuar rastin e organizatave shqiptare që vepronin në jug të Italisë, bashkëpunëtori i Drejtësisë Nuredin Dumani, ka treguar së behej fjalë për  një praktikë mjaft të përhapur.

P.M. DOTT. CARDINALI: Për këto ngarkesa, si arrinin paratë te ata që shisnin drogën? I paguanit më parë?
DUMANI: "Ishte shumë e thjeshtë. Pagesa e parave ishte shumë e thjeshtë dhe mund ta shpjegoj. Kur paratë lëvizin nga Italia në Shqipëri ose nga Shqipëria në Itali, për të mos rrezikuar, duhet të paguash agjencitë e udhëtimit, siç janë autobusët ose minibusët. Transporti mund të bëhet edhe personalisht, domethënë mund ta bëj unë duke blerë një makinë të shtrenjtë dhe atë makinë mund ta çoj me tokë ose me traget. Por kështu është e rrezikshme. ..

Sipas Dumani, shoferët e autobusëve, që marrin përsipër transportin e një shume të caktuar, përfitojnë një përqindje mbi shumën, e cila është më e lart për paratë që vijnë nga jashtë drejt Shqëipërisë dhe me e ulët kur paratë duhet të dalin nga Shqipëria

DUMANI: "…Me autobusin paguaje 10% ose 12% të shumës. Ndërsa nga Shqipëria për t’i çuar në Itali është rreth 3-4%, është më e lehtë."
TEN.COL. OCCHIOGROSSO: Shoferët e autobusëve marrin një përqindje për transportin?
DUMANI: "Po. Qoftë edhe nëse paratë kapen, qoftë edhe nëse nuk kapen, ti duhet t’i paguash... sepse kjo është çështje e autobusit."
TEN.COL. OCCHIOGROSSO: Pra, rreziku mbetet...
DUMANI: " Ja pse marrin 12%."
TEN.COL. OCCHIOGROSSO: Ah, në rregull. Dhe mund të tregosh cilat janë këto kompani të autobusëve?
DUMANI: "Të gjitha."
TEN.COL. OCCHIOGROSSO: Të gjitha?
DUMANI: "Po, po."

Sipas Dumanit, përmes kësaj mënyre grupet kriminale kanë kaluar shumë që shkonin deri në 500 mijë euro, për një rrugë. Zbërthimi i bisedave që drejtuesë dhe pjestarë të organizatave kriminale kryenin përmes telefonave të enkriptuar, ishin një ndihmesë dhe në hetimet e grupit të goditur së fundmi në bashkëpunim me palën italiane. Sipas të penduarit Dumani, telefonat e koduar gjendeshin lehtësisht në kryeqytet

PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Kush i siguronte këta telefona?
DUMANI: “Këtu në Tiranë. Disa dyqane. Unë kam treguar për ato dyqane. Është shumë e lehtë.”

Sipas tij çmimet shkonin deri në 2 mijë euro

PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Sa kushtonte?
DUMANI: “Deri në dy mijë euro.”
PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Telefoni?
DUMANI: “Telefoni dhe aplikacioni për gjashtë muaj.”
PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Pra telefoni dhe programi dy mijë euro për gjashtë muaj?
DUMANI: “Po, për gjashtë muaj. Pastaj ra çmimi deri në 1300 euro, 1400 euro.”

Fillimisht më i përhapur kishte qenë Sky, më pas, sipas Dumanit hynë dhe platformat e tjera si Matrix i cili , ishte një aplikacion si Sky por kishte një G prapa telefonit. Të gjithë ata ishin telefona të zinj, që po ashtu bliheshin në Tiranë, ka rrëfyer Dumani.

K.T./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?