Si të përballojmë të nxehtin e verës, disa këshilla të vlefshme se si të mbroheni

16 Korrik, 16:47| Përditesimi: 16 Korrik, 16:54

  • Share

Pas një dimri të gjatë e të ftohtë njerëzit fillojnë e kërkojnë me çdo kusht ndonjë rreze të pakët dielli.

Dhe jo pa qëllim, vlerat e jashtëzakonshme të diellit dhe sidomos vitaminës D janë  thelbësore për shëndet të mirë. Por këto temperatura përtej gëzimit për ardhjen e verës, mund të shkaktojë edhe disa probleme të paparashikuara.

Një ndër këshillat më të zakonshme të mjekëve në këtë periudhë është kujdesi ndaj temperaturave të larta.

Më poshtë janë disa këshilla të vlefshme se si të mbroheni.

-Mundohuni të evitoni orët e ditës kur dielli është shumë i nxehtë, që fillojnë nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

-Gjatë ditës vishuni me rroba të lehta dhe me ngjyra të hapura.

-Përdorni kapele dhe syze të errëta për të evituar dëmtimin e syve.

-Qëndroni në ambiente të freskëta dhe mundohuni të mbani perdet dhe dritaret mbyllur.

-Temperatura në shtëpi gjatë ditës duhet të jetë nën 32 gradë, ndërsa gjatë natës këshillohet të jetë nën 24 gradë celsius.

-Kryefjala kundër nxehtësisë është pa dyshim hidratimi i organizmit gjatë gjithë ditës.

-Konsumimi sa më i shpeshtë i një gote ujë do ta ndihmojë trupin tuaj të qëndrojë në temperaturën e duhur dhe të mbajë organet të shëndetshme.

-Mjaftojnë të konsumoni jo më shumë se 8 gota uji në ditë në mënyrë që të qëndroni gjithnjë të freskët e të shëndetshëm.

-Gjithashtu freskoni kyçet, qafën dhe krahët me ujë të ftohtë apo me dushe të freskëta.

Grupet më të rrezikuara

-Të moshuarit

-Të porsalindurit dhe fëmijët e vegjël

-Gratë shtatzëna

-Personat që vuajnë nga sëmundje kronike

-Sëmundjet kardiovaskulare

-Personat që vuajnë nga diabeti

-Sëmundjet e frymëmarrjes

-Sëmundjet mendore

-Sëmundjet e veshkave

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?