Si u arrestua Lulzim Berisha/ Ministria e Brendshme spanjolle jep detaje: Po tentonte të largohej

18 Dhjetor 2023, 14:58| Përditesimi: 18 Dhjetor 2023, 19:32

  • Share

Ministria e Brendshme spanjolle informoi sot për arrestimin e Lulzim Berishës, shqiptarin e shumëkërkuar në plazhin “San Juan”,  pranë qytetit të Alikantes më 14 dhjetor 2023. 

Në një reagim të saj të bërë publike sot informon se kërkimet intensive kishin nisur pas këmbënguljes së autoriteteve shqiptare

“Autoritetet shqiptare këmbëngulën në rëndësinë dhe prioritetin e gjetjes së këtij personi. Pas hetimeve të para, kërkimi u përqendrua në bregdetin Levantin, ku disa agjentë udhëtuan për javë të tëra. Menjëherë pas kësaj, një apartament në San Juan de Alicante u gjet ku mund të fshihej i kërkuari" thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme spanjolle.

Arrestimi u krye nga agjentët e Policisë kombëtare, në kuadër të operacionit ENFAST - network –European Netëork of Fugitive Search Teams

Në njoftimin e saj ministria e Brendshme bën dhe një rezyme të veprave kriminale për të cilat akuzohet Lulzim Berisha. Gjithashtu zbulon se ai po përgatitej të largohej.

Në të njëjtin muaj dhjetor, ndërkohë që hetuesit kryenin vëzhgime diskrete agjentët arritën të identifikonin një tjetër anëtar të organizatës që po përgatitej të zhvendoste të arratisurin. Agjentët shfrytëzuan rastin për të arrestuar të arratisurin" thuhet në deklaratë

Më tej sqarohet dhe aktiviteti kriminal për të cilën akuzohet. 
“I arratisuri filloi aktivitetin e tij në organizatën kriminale që drejtonte në fillim të viteve ’90 dhe mori emrin e tij nga një nga qytetet më të rëndësishme Durrësi, si simbol i kontrollit që kjo organizatë kishte arritur dhe falë saj do të ishte pozicionuar si eksportuesi kryesor i kokainës dhe armëve në vend. I arrestuari ishte në kërkim për vrasjen e dy personave, për larje hesapesh mes klaneve rivale që ndodhi në vitin 2005 dhe u zbardh 15 vjet më vonë. Në vitin 2012, një gjykatë shqiptare dënoi 16 anëtarë të organizatës së tij me katër dënime të përjetshme dhe 267 vjet burg për pjesën tjetër të anëtarëve për vrasje, zhvatje dhe rrëmbim" , thuhet në komunikatën e ministrisë së Brendshme të Spanjës

Burime për Report Tv bënë me dije se Lul Berisha fshihej në Spanjë me letra bullgare. Në vijim pritet të nisin procedurat për ekstradimin në drejtim të Tiranës të Berishës, i cili konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ora 19:25
Me pranga në duar, i veshur sportiv! Momenti kur ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha arrestohet në Spanjë (VIDEO)

 

Mediat spanjolle kanë publikuar pamjet e arrestimit të ish-kreut të bandës së Durrësit Lulzim Berisha, pranë qytetit të Alikantes në 14 dhjetor.

Lulzim Berisha shihet i veshur sportiv, me një kapele ngjyrë rozë teksa shoqërohet nga 2 policë, të cilët e nxjerrin nga makina dhe më pas hyjnë në ambientet e komisariatit.

 

 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?