VIP & Spektakël

‘Si u dashurova me studenten time’ Anastas Angjeli në një rrëfim pa dorashka për dashurinë, familjen dhe karrierën

19 Nëntor 2021, 12:26| Përditesimi: 19 Nëntor 2021, 12:30

  • Share

38 vite martesë, Anastas Angjeli rrëfen për herë të parë njohjen me bashkëshorten e tij. Asokohe ajo ishte një një studente në vitin e dytë ndërsa z. Anastas Angjeli profesor I sapo diplomuar.

Por si lindi shkëndija dhe çfarë pëlqeu ai tek bashkëshortja e tij ?

“Që të krijohet një lidhje në kushte të tilla, ka vecoritë e veta. Shumë lidhje krijohen për shkak të indicies që merren nga paraqitja e jashtme, nga komunikimi. Të qenëurit student të jep mundësinë  të zbulosh shumë cilësi dhe virtyte përvec bukurisë, pamjes së jashtme, zbulon karakterin, vullentin besnikërinë, sjelljend he edukatën të cilat kur bashkohen krijojnë një kompleks virtytesh që të rrëmbejnë. Kështu ndodhi dhe me ne” u shpreh ai.

Ndërsa rrëfeu më tepër për bashëshorten e tij Gretën, vitet e gjata të martesës dhe cilësitë që I bënë bashkë z. Angjeli ka ende një peng që po përpiqet ta shlyejë nga pak:

“Them se zgjodha më të mirën dhe mbase disa herë kam qenë unë pengesë për karrierën e saj se nuk lejoheshin dy veta nga një familje. Kur mbaroi Greta që mbaroi me nota të shkëlqyera universitetin mund të rrinte edhe pedagoge por meqë isha unë nuk mund të rrinte. Them se I kam hyrë në hak shumë, por mendoj se po i a shlyej pak nga pak. Ato tabutë e atëhershme ishin me të vërtetë rrezik. Bile më kujtohet ne kemi qenë në zborë, në Mamurras dhe për shkak të kësaj lidhje që ne kishim unë pedagog dhe Greta studente më kanë thirrur në një mbledhje, organizata e partisë dhe me tërhoqën vëmendjen dhe rrezikoja dhe vendin e punës për shkak të kësaj lidhje, por kishte dhe njerëz me zemër të madhe të cilët kur e morën vesh mbajtën një qëndrim mjaft pozitiv’’ tha ai.

 

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Stockholm: 22/11/2021 13:29

    Respekt për Gretën njeri dhe profesioniste e shkëlqyer. I uroj familjes Angjeli shëndet e mirësi.

    Përgjigju
  • Avduli: 19/11/2021 13:29

    Rrefeu si e vure pasurine dhe leri dokrrat!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?