TIRANË- Në të majtë të çiftit Kadare, në takimin e tyre me Klubin Letrar të Kavajës, me praninë e dy mediave, përkatësisht "News24" dhe "Top channel", mungesën e të tjerave Alda Bardhyli, si drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, thotë se diferencimi nuk erdhi nga ajo, por nga Helena dhe Kadare.
Kontradiktore në pohimet e saj, Bardhyli fillimit shprehet se "çifti Kadare nuk donte kamera". Më tej, praninë e vetëm dy mediave e justifikon se "ato mund të kenë folur me Helenën". Për t'i “vënë vulën”, duke i'u referuar shkrimtarit u përgjigjet gazetareve se "ai mund të zgjedh kë të dojë edhe unë nuk mund të ndërhyjë".
Mirëpo, drejtoresha e qendrës ende s'ka kthyer përgjigje mediave për këto dy pyetje të ngritura; 1) Përse nuk njoftoi mediat e tjera, për datën dhe vendin e takimit? Në një kohë që ishin të gatshme të ishin të pranishme edhe pa kamera. 2) Kush i njoftoi dy mediat e tjera, të vetmet të pranishme në atë takim?
Për herë të parë, në 30 vite demokraci, ndodh që një institucion kombëtar i kulturës me Alda Bardhylin në krye, të sillet si privat, duke mos zbatuar, parimin e barazisë. Për këtë sjellje, që është vetëm maja e ‘ajsbergut’ ka ardhur koha që të përgjigjet edhe Ministrja e Kulturës në detyrë Elva Margariti.
Heshtja, do të tregonte aprovimin edhe të këtij institucion, për gjithçka ndodhi. Takimi u organizua në kuadër të 85-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare.
(Kjo është kërkesa drejtuar zonjës Elva Margariti dhe qëndrimi i përbashkët i gazetarëve të kulturës).
Edona Haklaj (Faxnews)
Valeria Dedaj (Report tv)
Anisa Krraba (Vizionplus)
Egla Xhemali (Syri.net)
Leontina Nika (ABC)
Anila Dedaj ( MCN)
Blerina Goce (gazetare kulture në MCNtv).
Magdalena Alla (Rtsh)
Anisa Ymeri (Rtsh)
Ornela Ceka (Rtsh)
Enkelejda Mema (Vizionplus)
Livia Celo (Klanplus)
I perkeledhuri I Enver Hoxhes ke qen,jemi krenare per penden tende tende por une te kam takuar te kam lexuar,krijimtaria jote ashte theatre por ama be ditlindjet dhe festat familjare te Enver Hoxhes asnjehere Nuk ke munguar shpatull ngrohte ke qen.
PërgjigjuEntela Ke gabime drejtshkrimore