Besimtarë myslimanë dhe qytetarë të shumtë duke festuar sot Fiter Bajramin në qytetin e Lezhës

Sociale

Si u festua Fiter Bajrami në rrethe

15 Qershor 2018, 20:41| Përditesimi: 15 Qershor 2018, 20:57

  • Share

Mëngjesin e kësaj të premteje është falur namazi i Fiter Bajramit në mbarë vendin. Mijëra besimtarë myslimanë kanë marrë pjesë sot në ritin e faljes së Fiter Bajramit në të gjitha qarqet e vendit.

Myftinit e të gjitha qyteteve kanë uruar besimtarët muslimanë duke iu bërë thirrje edhe për distancim nga aktet e dhunës dhe marrjen  e jetëve njerëzore. Besimtarët pas faljes së namazit të Bajramit, i janë drejtuar familjeve të tyre për të kremtuar festën e Fiter Bajramit, ose njohur ndryshe edhe si Bajrami i Madh.

Faljen e Fiter Bajramit besimtarët myslimanë të Shkodrës e kryen mëngjesin e kësaj të premteje në xhamitë e qytetit. Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari zgjodhi që në fjalen e tij t’i kushtojë një ndalesë të veçantë situatës që po kalon sot shoqëria shqiptare e jo vetëm. Krimi brenda familjes dhe vrasjet që po trondisin sot vendin, janë një këmbanë alarmi që kërkon zgjidhje të menjëhershme tha myftiu Sytari.

Fiter Bajrami u festua në një mënyrë të veçantë në qytetin e Lezhës, duke bërë bashkë të krishtere e myslimanë. Para ambienteve të xhamisë biznesmenet Altin Prenga dhe Elona Ndreca, të dy të besimit katolik, ofruan ushqime karakteristike të Bajramit për të gjithë qytetaret. Aktiviteti tërhoqi vëmendjen e shumë qytetareve, të cilët e vlerësuan maksimalisht këtë organizim të veçante. Bajrami i Madh është festuar edhe në qytete të tjera nga besimtarët muslimanësi: 

-Kukës
-Fushë Krujë
-Elbasan
-Fier
-Berat
-Vlorë
-Sarandë

Shumë prej besimtarëve, në kuadër të dhënies së fitrave kanë grumbulluar ushqime duke i shpërndarë ato tek familjet, të cilat nuk kanë mundësi për të festuar Bajramin e Madh.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?