TIRANË- Tirana u përfshi mbrëmjen e 31 tetorit nga atmosfera e Halloween, herë e frikshme, herë gazmore.
Kungujt, rrjetat e merimangës, kapelet e shtrigave, por edhe personazhet e frikshëm të përrallave shiheshin në shumë lokale të kryeqytetit por edhe në ambiente shtëpiake.
Me maska, por edhe me detaje minimaliste, të rinj e të vegjël festuan.
“Ky që jam lyer unë është një personazh i preferuar. Quhet Ted. E bëra vetë dhe me ndihmën e mamit. E kam festuar disa herë dhe jam bërë kloun etj”, tha një vajzë.
“Unë kam zgjedhur skeletonin”
“Unë kam zgjedhur kungullin”
“Unë nxënëse e vdekur”
“Unë një kaubojse e frikshme”
Për t’u kuruar për këtë natë, shumica shprehen se kanë përdorur produktet që kishin në shtëpi.
“Nuk është hera e parë që festojmë. Është e disata herë. Këtë vit shpresojmë ta festojmë më shumë”, tha një djalë.
“E kam festuar gjithmonë, e kam festuar dhe jashtë shtetit. Më pëlqen shumë”, tregoi një tjetër.
“Kam blerë vetëm një bojë. Mund të ketë shkuar 5 mijë lekë. Veshja sa më thjeshtë”, tha një vajzë.
“2 mijë lekë më ka kushtuar ky luk. Veshjet i kisha”, tregoi një tjetër.
Sipas traditës kelte në 31 tetor zbresin në tokë shpirtrat e këqinj që kanë një peng dhe për të larguar mallkimin prej tyre, njerëzit realizojnë dekorime të frikshme.