Si u festua Pavarësia në disa qytete, Kruja e Skënderbeut përkujton 28 nëntorin e 1443

28 Nëntor 2023, 17:43| Përditesimi: 28 Nëntor 2023, 17:51

  • Share

Kruja kremtoi  28 nëntorin e vitit 1443, kur Gjergj Kastrioti Skënderbeu ngriti flamurin kombëtar po në atë qytet.

Në aktivitetin kulturor “Nata e Skënderbeut” morën pjesë politikanë historianë dhe studiues nga Shqipëria e Kosova, si deputetja Ganimete Mysliu dhe ish-shefi i Shtabit, Bardhyl Kollçaku.

Në mënyrë simbolike në kalanë e Skënderbeut u ngrit flamuri njësoj si 580 vite më parë.

Radhët e gjata përfshinë pikën kufitare të Morinës pasi me flamuj kuqezi e kënge patriotike, qindra shqiptarë të Kosovës erdhën në Sqhipëri për festën e Pavarësisë.

Po ashtu, qytetarë të shumtë mbushën sheshin e Fierit, ku u krye ceremonia solemne e Pavarësisë, me pjesmarrjen e drejtuesve lokal dhe deputetë socialistë.

Edhe në Shkodër reshjet e dendura te shiut nuk e ndalën ceremoninë për 111- vjetorin e Pavarësisë.

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, mes të tjerash u shpreh se për Shqipërinë dhe shqiptarët  ‘është koha të punojmë me përkushtim për të nderuar flamurin”.

Ceremonia u mbyll me vndosjen e kurorave me lule ne bustin e Patriotit Luigj Gurakuqi.

 Berat kremtoi festën e sotme në memorialin kushtuar Firmëtarëve të aktit të Pavarësisë.

Fillimisht nderimet u kryen nga deputetë socialistë e më pas, të veçuar, nga  deputetët demokratë.

Deputeti i PS, Fadil Nasufi, nga Berati tha se “Shqipëria ka bërë arritje të mëdha në çdo drejtim”.

Ndërsa, deputeti demokrat, Tomor Alizoti u shpreh se Shqipëria është në një situatë kritike për mirëqenien e saj.

 "Shqipëria është sot në njē rrezik shumë të madh, në një krizë të theksuar politike,ekonomike dhe të identitetit",- tha ai.

Korça nisi Festën e Flamurit me interpretimin e Bandës së Qytetit dhe më pas u mbajt një meshë në katedralen Ringjallja e Krishtit. Mes të pranishme në ceremoni dhe ministri i Mbrotjes, Niko Peleshi.

Lezha kremtoi 111-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë me anë të një ceremonie pranë obeliskut të "Besëlidhjës", ku u ngrit flamuri dhe u vendosen kurora me lule nga autoritetet lokale.

Veprimtaritë për Ditën e Flamurit u mbyllën me një koncert festiv, me protagonistë nxënësit e shkollave të qytetit.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?