Karteli i Sinaloas

Si u formua Karteli i Sinaloas, një histori dhune e vrasjesh që zgjat prej dekadash

26 Korrik, 17:27| Përditesimi: 26 Korrik, 17:32

  • Share

Karteli i Sinaloas u krijua në Meksikë në fund të viteve 80, nga lideri famëkeq ‘El Chapo’ i arrestuar në 2016, dhe Ismael Zambada, i prangosur të enjten në qytetin kufitar të SHBA El Paso. Sinaloa është konsideruar një nga grupet më të fuqishme kriminale në botë që qarkullon me miliarda dollarë në vit nga trafiku i drogës në SHBA, por edhe në mbarë globin.  

Bosi i Sinaloas, El chapo fillimisht u arrestua në Guatemalë në 1933, por ai u arratis në 2001, dhe të njejtën gjë bëri edhe në 2014, derisa u prangos për të tretën herë dhe u ekstradua në shba në 2016. 

Në vitin 2018, autoritetet meksikane arrestuan djalin e "El Chapo" i dënuar më pas në Bruklin me burgim të përjetshëm, për aktivitet kriminal, komplot për pastrimin e të ardhurave nga narkotikët, shpërndarje ndërkombëtare të drogës dhe përdorimin e armëve të zjarrit. Gjatë gjyqit avokatët e Guzman argumentuan se Zambada, ose El Majo ishte bosi i vërtetë i kartelit, që duke korruptuar qeverinë meksikane mbeti i lire dhe drejtonte grupin kriminal.

Zambada u akuzua në shkurt për prodhim dhe shpërndarje të fentanylit, një sintetik që ka vrarë mijëra amerikanë në një epidemi mbidoze. Ai ishte në kërkim në SHBA dhe Meksikë që nga viti 1998 dhe konsiderohej trafikanti më i madh i narkotikëve në botë.

Prokurorët federalë thanë se ‘el chapo’ punësoi shumë njerëz për të importuar dhe ruajtur lëndë narkotike, po ashtu punësoi vrasës, për të kryer rrëmbime dhe vrasje në Meksikë, si një formë hakmarrje kundër rivalëve që kërcënonin kartelin.

Ndërsa Djali i Zambada-s, Vicente Zambada Niebla, pranoi gjatë dëshmisë në gjyqin e Guzmanit në vitin 2018 se kishte kaluar urdhra për vrasje dhe rrëmbime dhe u dënua me 15 vjet burg. Ai filloi bashkëpunimin me autoritetet amerikane në vitin 2011 dhe i ndihmoi për të shënjestruar anëtarë të kartelit Sinaloa dhe një bande rivale.

 “El Mayo” Zambada u padit gjithashtu nga një juri federale në Teksas në 2012, për vrasje, trafik droge, pastrim parash dhe krim të organizuar.

El Mayo mori drejtimin e Kartelit pas arrestimit të El Chapos, por për dekada ka qenë krahu i tij i djathtë. Para se të niste trafikun e drogës, Zambada ishte fermer. ai shtoi prezencën në tregun amerikan, duke u përqendruar kryesisht në Çikago, e më pas “biznesi” i tij u përfshi në Kartelin e Guadalaharës, kartelin e parë të mirëfilltë meksikan të drogës, nën drejtimin e Miguel Ángel Félix Gallardo.

Pas arrestimit të El Chapos, ai ia besoi djemtë e tij El Mayos, me të cilët ky i fundit ndau biznesin 50 me 50. Por jeta e luksit e djemve të El Chapos, Ivan dhe Jesus Alfredo Guzman, ka barë që marrëdhënia e tyre të jetë e tensionuar.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?