Plot 522 mijë euro, me prerje të ndryshme 10, 20, 50 dhe 100 euro të ndara në 6 qese plastmasi, marketi ishin fshehur në tavanin e furgonit, pranë impiantit të kondicionerit. Furgoni i linjës Padova - Lushnjë me targa AA 633 FZ, vinte në Portin e Durrësit nga Bari i Italisë.
Në kuadër të operacionit 'Eurot' që u ndërmor më 21 tetor 2022 u arrestua Elidon Çela edhe 2 bashkëpunëtorë të tij, D. K., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe A. C., 32 vjeç, banues në Elbasan, konkretisht ndihmësi e drejtuesi i autobusit.
Elidon Çela është pronar i agjensisë së transportit ndërkombëtar të pasagjerëve “Buon Aventura” me seli në Lushnje dhe Padova. Çela nuk ishte emër i panjohur për policinë sepse edhe më herët është kapur duke transportuar para të padeklaruara, por në sasi më të vogla si dhe ishte kapur disa herë duke sjellë në Shqipëri mallra të vjedhura.
Në furgon janë gjetur edhe mallra të kontrabanduara (kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, kuti me mentesha, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje).
Lajmi kryesor:
Lejoi largimin nga Shqipëria të Elidon Çelës, ndalohet polici i Portit të Durrësit! Pronari i kompanisë “Buon Aventura” në hetim për 522 mijë euro
S.G//ReportTv.al