Orges Bilbili

Si u kamuflua Orges Bilbli duke marrë shtëpi në Tiranë në emër të një vajze

19 Prill 2020, 17:08| Përditesimi: 19 Prill 2020, 18:41

  • Share

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Orges Bilbilin, i dyshuar si vrasës me pagesë dhe i përfshirë në atentatin e Prokurorit Arjan Ndoja.  Burime për Report Tv bëjnë me dije se ai jetonte në një apartament me qira në Tiranë, i cili është në emër të një vajze. Pyetur nga organi i akuzës ajo ka mohuar të ketë lidhje apo njohje me Orges Bilbilin. I gjithë kalvari i kësaj historie nis kështu: pronari i shtëpisë ia ka dhënë me qira shtëpinë kësaj vajze, identiteti i së cilës nuk dihet ende. Vajza më pas, këtë banesë ia ka dhënë Bilbilit dhe shokt të tij të dhomës me inicialet A.K., i cili është larguar nga shtëpia pasi dëgjoi në lajme arrestimin e Bilbilit. Pyetur nga Prokuroria, vajza është shprehur se nuk ka asnjë lidhje,  teksa mbetet mister roli i saj, teksa po bëhen hetime për lidhjen që mund të ketë ajo me Bilbilin.

Si u arrestua Orges Bilbili
Pas më shumë se dy vite në kërkim për atentate, vrasje e ngjarje të tjera kriminale, Orges Bilbili u arrestua në një kohë kur vendi është në shtetrrethim. Ai lëvizte nëpër Tiranë lirshëm e ndër të tjera me armë me vete. Ai u spikat dje në rrugë nga një efektiv i forcave Shqiponja në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku pasi efektivi i kërkoi kartën e identitetit, Bilbili nxori armën nga çanta dhe në një moment pasi ka vrapuar dhe është ndjekur nga efektivi, i ka nxjerrë armën duke i thënë të largohet ose ndryshe do ta qëllojë. Efektivi e mori situatën në dorë ku ka mundur që pas një të shtëne në ajër dhe në kushtet kur Orges Bilbili nuk po dorëzohej, e ka plagosur në këmbë.Nga kjo ngjarje, u plagos në këmbë edhe një qytetare këmbësore e rastësishme me inicialet M.P, e cila së bashku me Bilbilin, ndodhen jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës.

Kush është Orges Bilbili
Në tetor 2019, Orges Bilbili së bashku me Lart Haxhiun, vranë Besmir Hidën 40 vjeç, baba i dy fëmijëve, i cili u ekzekutua në qendër të qytetit të Lushnjes teksa ishte duke pirë kafen në katin e dytë të një lokali. Po ashtu ai është i përfshirë edhe për ngjarjen e 11 shtatorit 2017 pranë policisë së Lushnjes ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi. Bilbili njihet si bashkëpunëtori i Laert Haxhiut në vrasjet e Lushnjes në 2017, rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike. Bashkë me Haxhiun, Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili, ndërsa ka qenë i përfshirë edhe në dosjen e pilotit italian të drogës Giorgo Riformato.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lina: 22/04/2020 06:04

    Te hapen dhe te sherbehet me plastike se ate Kan burim jetese

    Përgjigju
  • Kafsha: 20/04/2020 07:20

    Bajge llum batak i shoqerise! Hidheni ne erresire te perjetshme të gjeje qetesi shoqeria!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?