Si u kapën vrasësit në Durrës? Gazetari Elton Qyno zbulon detaje nga hetimet: Organizator Altin Ndoci

1 Maj 2020, 14:20| Përditesimi: 1 Maj 2020, 14:28

  • Share

Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno i ftuar në studion e lajmeve në Report Tv zbardhi detaje të reja nga operacioni i policisë në Durrës që solli zbardhjen e dy vrasjeve dhe arrestimin e dy autorëve deri tani. Qyno tha se njeriu që ka përgatitur vrasjet është Altin Ndoci, ndërsa në bashkëpunim në krim ka marrë edhe persona të tjerë mes të cilëve ka qenë edhe i riu nga Durrësi me inicialet K.A. Në atentat, gazetari tha se skuadra që ka marrë pjesë ka qenë me 4 anëtarë.

"Njeriu që ka inicuar të gjithë krimin dyshohet se është Altin Ndoci. Është një personazh i skeduar nga policia shqiptare, vjedhje në 2015 është arrestuar. I dënuar për trafik droge, me këtë të kaluar, ka mbledhur personat e tjerë, 4 që kanë marrë pjesë në atentat duke goditur dy vëllezërit. Fillimisht u dyshua se vëllezërit kishin lidhje me Bashkim Haxhinë që u qëllua në qershor dhe duke pasur një kocidencë u dyshua si goditje mes bandave, por nga verifikimet rezultoi se nuk kishin lidhje, pavarësisht se përputheshin mbiemrat".

Por si u zbulua ngjarja? "Të dy krimet janë me të njëjtën dinamikë, finalizojnë duke qëlluar dhe më pas largohen. Në 2 mars kanë ndjekur makinën dhe nuk kanë lënë gjurmë, nuk janë gjetur as armët. Por në 27 prill kemi një mori provash, makina nuk është djegur. Brenda në makinë janë gjetur njolla gjaku, që i përkasin të parit të arrestuar K.A. 22 vjeç. Ky dyshohet se ka bashkëpunuar me policinë dhe prokurorinë se ku hodhën armët". Motivi është droga. "Janë dy momente që lidhin ngjarjet, momenti i parë trafiku i lëndëve narkotike, pasi Besmir Haxhia ka qenë i dënuar në Greqi dhe Francë, po ashtu edhe Altin Ndoci me të njëjtën akuzë".

Gazetari Elton Qyno theksoi se "Forma nuk ka qenë përfshirja e tyre direkt në trafik, por mund të jenë paguar nga një palë e tretë për të realizuar vrasjet në 2 mars dhe 27 prill. Nuk e përjashtoj që të kenë pasur marrëdhënie mes tyre, por as që të jenë paguar nga një palë e tretë. Të dy pistat janë të hapura. Mënyra si janë kryer vrasjet me egërsi dhe mllefin brenda tregojnë që viktima dhe autorët kanë pasur njohje dhe për shkak të prishjes së pazareve ka sjellë konfliktet deri në përdorimin e armëve".

Por a kishin njohje mes tyre viktimat që u ekzekutuan nga e njëjta dorë? "Sa i përket 4 viktimave, nuk është saktësuar, por të dyja ngjarjet kanë lidhje jo vetëm për autorët, por mund të kishin lidhje me njëri tjetrin. Besoj se janë 4-5 persona të përfshirë në këto ngjarje, grup i mirë organizuar kriminal. Në rastin e parë e dogjën makinën, por në të dytën jo.

Dëshmitë e disa personave kanë qenë provat e para. Janë disa pamje filmike që kapën makinën 'Toyota' që çoi policinë se nga cili drejtim ka ikur, gjurmët e gishtave në makinë, çoi në arrestimin e personit të parë, i cili tregoi konkretisht ky ishin hedhur armët. Bashkëpunimi të riun në Durrës e shpëton nga burgu për jetë nëse do të bashkëpunojë deri në fund. Minimumi mund të dënohet deri në 10 vite burg" përfundoi ai.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?