Si u këmbye sot dollari dhe euro, zhvlerësohen lehtë monedhat e huaja

8 Shtator 2023, 15:19| Përditesimi: 8 Shtator 2023, 15:21

  • Share

Euroja dhe dollari amerikan (USD) u zhvlerësuan sot në tregun e brendshëm të këmbimit valutor. Sipsa kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë euroja u zhvlerësua përkatësisht me 0,33 lekë dhe dollari amerikan (USD) me 0.23 lekë, krahasuar me një ditë më parë

Sipas kursit zyrtar dollari amerikan u këmbye me 100.31 lekë, ndërsa euro u këmbye me 107.32 lekë.

Në raport me lekun humbën terren edhe paundi britanik dhe franga zvicerane.

Monedha britanike këmbehet me 125.18 lekë, ose 0.18 lekë më pak.

Franga zvicerane u zhvlerësua me 0,27 lekë duke zbritur në kuotën 112,46 lekë.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?