I shpalluri në kërkim Endri Filja, u prangos nga policia por u la i lirë nga vetë uniformat blu disa orë më vonë edhe pse ishte shpallur në kërkim. Report Tv ka siguruar dosjen e prokurorisë që sqaron se si Shefi i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve dhe 1 specialist janë pezulluar nga detyra pasi kanë shpërdoruar detyrën. Nënkomisari Ulian Shpataraku 37-vjeç dhe nënkomisare Sovjona Kapllanaj 45-vjeçe, nuk kanë respektuar procedurat standarde për ndalimin e një shtetasi në kërkim policor.
Rezulton se personin në kërkim për përshtatje lokali për përdorim droge të dy personat e e shoqëruan e pyeten e lanë te lireë edhe pse ishte në kërkim. Policët se regjistruan neë librin e komisariatit duke fshehur shoqërimin dhe nuk njoftuan prokurorin.
Në dosje thuhet se Ulian Shpataraku, në kundërshtim me rregullat procedurale ligjorë dhe nënligjorë i ka marrë deklarim Endri Filjas, duke mos bërë ndalimin me iniciativë të tij pasi rezultonte të ishte në kërkim policor. Gjithashtu ai nuk ka njoftuar prokurorin e çështjes pasi çështja penale ishte referuar në Prokurorinë Elbasan që në 12 gusht si dhe nuk ka bërë komunikatë për kapjen e personit në kërkim policor, duke mos bërë regjistrimin e këtij shtetasi në librin e hyrje daljeve në Komisaria.
Ndërsa oficerja e policisë gjyqësore, Sovjona Kapllanaj, ka nënshkruar një procesverbal deklarimi të marrë në emër të saj nga Shpataraku si dhe ka nisur procedurën për anulim nga kërkimi policor i Endri Filjas, pa qenë oficere e hetimit të këtij procedimi penal.
Të gjitha veprimet e mësipërme janë kryer me dashje direkte dhe kanë sjellë pasoja procedurale për procedimin penal nr.1197 të vitit 2022, pasi personi nën hetim E.F. është larguar dhe nuk gjendet.