Nëse distancimi i Lulzim Bashës nga Sali Berisha, në shtator 2021, e ndau Partinë Demokratike në dy pjesë, humbja dramatike në zgjedhjet lokale të 6 marsit 2022, ka prodhuar tre grupe në partinë më të madhe në opozitë. Tre klanet janë përfshirë në një betejë sa të nëndheshme aq edhe publike për të diktuar kryetarin e Partisë Demokratike. Rrethi i Foltores, i cili triumfoi ndaj Berishës në zgjedhjet lokale të 6 marsit, kërkon të diktojë në krye të PD-së Sali Berishës ose një personazh të besuar të tij. Grupi i Lulzim Bashës, kërkon një formulë bashkimi të partisë para zgjedhjeve lokale të 2023, por me kushtin qëndrimit të Bashës në krye të Partisë Demokratike.
Humbja e 6 marsit ka prodhuar një front të ri kundërshtar në selinë blu, i cili nën zë kërkon të diktojë Grida Dumën në krye të Partisë Demokratike. Zonja Duma nuk e ka mohuar dhe fshehur ambicien për t’i zënë vendin Lulzim Bashës. Teksa të tria linjat janë në një mendje për domosdoshmërinë e bashkimit të Partisë Demokratike, ato ndajnë qëndrime të ndryshme sa i takon figurës që duhet të drejtojë Partinë Demokratike.
Po cila është përbërja e tre grupeve kryesore në Partinë Demokratike? Lulzim Basha vijon të gëzojë mbështetjen e deputetit Enkelejd Alibeajt, i cili mban njëherësh disa funksione partiake në PD. Në krah të Bashës janë gjithashtu Jorida Tabaku, Orjola Pampuri, Kreshnik Çollaku dhe deri diku edhe Gazment Bardhi. Basha ka gjithashtu mbështetjen e shumicës së krerëve të degëve të partisë.
Ndërkaq, grupi i ri kundërshtar, ku spikat Grida Duma, përbëhet nga Ervin Salianji, Dashnor Sula, Xhelal Mziu, Dhurata Çupi, Agron Gjekmarkaj, Tomor Alizoti, Ferdinant Xhaferri, Helidon Bushati, Elda Hoti, Lefter Gështenja, Kasem Mahmutaj dhe Selaudin Jakupllari. Linja e zonjës Duma kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës, por refuzon rikthimin e Sali Berishës në krye të PD-së apo kataputimin e një të besuari të tij.
Grupi i tretë identifikohet linja e Foltores me në krye Sali Berishës, në krah të të cilit janë rreshtuar Belin Këlliçi, Flamur Noka, Edmond Spaho, Tritan Shehu, Luan Baçi, Luçiano Boçi. Oerd Bylykbashi, Sorina Koti, Bujar Leskaj, Agron Shehaj dhe Albana Vokshi. Linja e Foltores pretendon se si Lulzim Basha ashtu edhe grupi i ri kundërshtarë, nuk janë në pozita për të vendosur kushte, pasi nuk kanë mbështetjen në bazë.
Kjo është një komedi! Basha është në krye të një “partie demokratike”. Si kryetar po injoron “zërat demokratikë”! Çfarë partie demokratike është kjo? Ai ka mbyllur çdo demokrat. Mbyllja e demokratëve në këtë mënyrë=Shërbimi ndaj Partisë Socialiste (PS).
PërgjigjuTë tre janë të inkriminuar e i kanë dosjet kapicë...është turp për atë Parti që skenën ta zotërojnë njerëz të tillë. I ndershmi, i drejti dhe i pakorruptuari në shërbim të popullit ka 0 mundësi kandidimi për hir të këtyre individëve që për shkak të dosjeve që kanë duhet të zhdukeshin në ndonjë cep të saj, jo të kërkojnë të rrinë si gjeli majë plehut duke synuar kulltukun më të lartë..turp!
PërgjigjuFoltorja dhe Duma, duhet ti bashkojne forcat por ta izolue L.Braven dhe ne ate menyre do i bllokojne dhe pazaret me Ramen per perfitime materjale..sepse doreheqjen nuk duhet kerkue Braves..por aty pyetet Rama..L.Brava eshte aty vetem si leter higjijenike e perdorur..
PërgjigjuNe qoftese Basha eshte vetem leter higjenike atehere i bje qe Saliu jot te jete nje cope prezervativi i perdorur.
Nëfakt kesaj grinds dumes I takon te jet krye ka.e kjo e ka qef ta drejtoj partin I shkon dhe e mban . kjo ka bagash. Kjo e mban partin.kjo ka eksperience. Kjo e ngordh zanotin osht nona.
PërgjigjuSe mos te beni gabim dhe te pyesni popullin. Edhe PS-se ka filluar ti dale tymi.
PërgjigjuUnë them se do plasi edhe grupi i katërt te foltorja e Salo Fazlliqit!