Gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno bën me dije se Vladimir Gjuta ka qenë pranë një "exchange" ndërsa në një çantë "Gucci" dyshohet se ai kishte një shumë prej 100 mijë eurosh.
Gjuta ka qenë duke lëvizur në trotuar te maskuar me kapele, por punonjësit e gardës e kanë mbajtur nën vëzhgim për shkak të të kaluarës së tij, dhe në momentin kur i janë afruar për ta ndaluar, Gjutës i ka rënë pistoleta në tokë. Në këtë moment punonjësit e gardës kanë njoftuar policinë ku këta të fundit kanë bërë të mundur edhe arrestimin e Vladimir Gjutës.
Policia ka shkuar për kontroll edhe në banesën e Vladimir Gjutës.
Lajmi kryesor: