Si u përdor 'Nisma Thurje' për të përhapur fake news-et e Metës që synonin rrëzimin e Ramës

5 Qershor 2020, 17:35| Përditesimi: 5 Qershor 2020, 17:41

  • Share

Ditën e sotme, gazeta italiane “Il Fatto Quotidiano” publikoi një skandal ku ishin të implikuar ish-senatori Sergio De Gregorio dhe këshilltari i Ilir Metës, Ilir Kulla, të cilët ndërmorën një fushate denigruese kundër qeverisë “Rama”.

Në këtë fushatë, është shfrytëzuar edhe “Nisma Thurje” e cila përmes deklaratave dhe qëndrimeve të drejtuesve të saj, u përpoq të ndikojë në opinionin publik duke shpërndarë fake-neës-et e prodhuara për ardhjen e mbetjeve kimike nga Italia në Shqipëri.

Siç mund të shihet edhe nga pasqyrimi i mëposhtëm, kjo organizatë ka ripublikuar për ditë me radhë materialet e fabrikuara për të ngjallur panik në publik, duke pretenduar ardhjen e 1300 kontenierëve me mbetje në Shqipëri.

Iniciativa për të përhapur sa më shumë fake-neës-in e prodhuar nga zyra e Metës, nxori në skenë edhe drejtuesin e “Nismës Thurje”, Besjan Pesha.
“Industria e riciklimit mund të mjaftohet vetëm me lëndë vetëm përmes adminsitrimit të mbetjeve tona të brendshme duke hapur kështu edhe vende pune. Falë presidentit ligji u kthe dhe vazhdon të jetë aty, në Kuvend. Por tashmë vjen lajmi se 1300 kontenierë me mbetje radioactive kanë hyrë në Shqipëri. Sot e shoh tek CNN dhe më shqetëson edhe më shumë sepse bëhet fjalë për të ardhmen e djalit tim, fëmijëve tanë. Kto mbetje nesër do të degradojnë në ujra nëntokësore duke përfunduar në toka bujqësore dhe më pas tek ushqimi në pjatat tona”, thoshte Pesha lidhur me lajmet e fabrikuara me qëllim denigrimin e qeverisë “Rama”.

Gazeta italiane “Il Fatto Quotidiano” shkruan se  “Bazuar në atë që doli nga përgjimet, Kulla i kishte dhënë një ‘mandat’ De Gregorios, për të organizuar, përmes njohjeve të tij dhe mjeteve të komunikimit në dispozicion të tij, një fushatë shpifjesh në shtyp për qeverinë shqiptare, e cila do të provokonte rënien e saj”./Tema

Postimi i Nismës

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • YYY: 06/06/2020 11:01

    Fytyra te ndyra, RQ!

    Përgjigju
  • Eri: 06/06/2020 10:31

    Haha! Dmth Besian Pesha eshte drejtuesi i Nismes Thurje! Cfare skandali! Ky hajdut i vogel qe dikur drejtonte Agjencine e Burimeve Natyrore dhe u shkakrkua per abuzime te renda, sot drejton nje nisme gjoja qytetare kunder Korrupsionit! Turp, turp edhe per keta intelektuale te tjere qe i shkojne pas dhe nuk jane te zote te drejtojne vete nje levizje per te qene!

    Përgjigju
    • Fagu: 06/06/2020 11:34

      Besjan Pesha. Endri Shabani Pano Sako tre mafioze me interesa kriminale. I ka debuar Meta hajduti per korrupsion imagjino sa rende eshte puna.

  • Eva: 05/06/2020 21:41

    Gabuan qe e hoqen denimin me vdekje!Prandaj ne Shqiperi ndodhin gjithe keto gjera qe edhe kafsha e di qe me femijen nuk shkohet!

    Përgjigju
  • Luli I peshoi.: 05/06/2020 20:28

    30 ton nje kontenjer, I ka peshuar Luli , coja Bildit !

    Përgjigju
  • Kiko: 05/06/2020 17:59

    Keta jane plehra jo shoqeri civile. Keta llapin te kapin ndonje lek. Kush idhe si quhen shoqeri civile. Kush i promovon si te tille.

    Përgjigju
    • Adri: 05/06/2020 20:05

      Pisa .....

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?