Si u shit dy herë toka e mjekut Kolonja nga 8 mijë franga dhe 2 milion euro

31 Tetor 2018, 07:33| Përditesimi: 31 Tetor 2018, 17:29

  • Share

Problemet e pronësisë në Shqipëri janë kthyer në një gangrenë për shumë qytetarë, të cilët ropaten korridoreve të gjykatave, me shpresën se do arrijnë të fitojnë të drejtën e tyre.

Por falsifikimet, korrupsioni në rradhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, plus dhe hyrja në këto prona të personave që cilësohen si kontigjentë kriminalë, e bën akoma më të rëndë zgjidhjen e problemit. Të njëjtin hall me pronën e tyre të blerë qysh prej vitit 1940 ka dhe familja Kolonja, trashëgimtarët e të cilës prej vitesh jetojnë në Austri dhe rezultojnë shtetas Austriakë.

Sipërfaqja prej 2 mijë metra katror e blerë kundrejt 8 mijë frangave shqiptare nga ish-mjeku Shaqir Kolonja në vitin 1940 tek shtetasi Neki Radovicka. Mirëpo nga 1940 deri në vitin 2011 kjo sipërfaqe toke që ndodhet në rrugën e Elbasanit, pranë disko “Calvin”, është shitur dy herë nga familja Radovicka, duke fituar një shumë financiare prej 2 milion euro. Kontrata e blerjes, së bashku me aktin përkatës të transkriptimit gjenden në ZRPP Tiranë, dhe disponohen nga pronarët legjitimë. Në vitin 1995 shitësit e kësaj sipërfaqe, trashëgimtarët e të ndjerit Neki Radovicka paraqesin dokumenta të fallsifikuara (të provuara qartësisht edhe nga Prokuroria Tiranës) te Agjencia e KKP, ku fshihej shitja e bërë në favor të doktor Kolonjës.

Nëpërmjet këtij falsifikimi trashëgimtarët e familjes Radovika, arrijnë që përveç sipërfaqes, që iu takonte të marrin edhe tokën, që babai i tyre, Neki Radovicka, e kishte shitur një herë në vitin 1940. Kjo u bë me mendimin, se trashëgimtarët e Kolonjës në Austri nuk do ishin në dijeni të kësaj prone. Në vitin 2011 një sipërfaqe toke prej 6700 m2 i shitet nga familja Radovicka të Ambasada Turke, me vlerën prej 6 milion e 700 mijë euro, ku brenda kesaj sipërfaqeje toke të shitur është dhe 2000 m2 e shitur njëherë në vitin 1940. “Duke i vendosur në një planvendosje të përbashkët, vihet re se prona e familjes Kolonja, vendoset për sipërfaqen totale 2000 m² mbi pronë të blerë nga Ambasada e Republikës e Turqisë Tiranë”-thuhet në një akt ekspertimi të kryer për dobi të gjykimit të kësaj çështje. Me tu vënë në dijeni të këtij transaksioni trashëgimtarët e doktor Shaqir Kolonja, nëpërmjet përfaqësusesit të tyre hapin procesin gjyqësor për rifitimin e pronës, që ja kishin tjetërsuar dhe më pas shitur trashëgimtarët e familjes Radovicka.

Hetimet e zhvilluara nga Prokuroria e Tiranës, ku është provuar nëpërmjet një hetimi 2-vjecar se bërja pronar e familjes Radovicka është realizuar nëpërmjet veprës penale të falsifikimit. 
Harta e tokës

Harta e tokës

Procesi gjyqësor fillon në shtator të vitit 2012 dhe përfundon në Korrik 2015. Gjykata njeh si pronarë të sipërfaqes së konturuar në vendim, familjen Kolonja, por nuk ia kthen pronën, për shkak të përjashtimit të Ambasadës Turke nga procesi gjyqësor, e cila rezulton të jetë dhe blerësja e sipërfaqes tokësore prej 6700 metra katror në zonën e rrugës së Elbasanit. Megjithëse trashëgimtarët e familjes Kolonja iu drejtuan Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, për interpretimin e juridiksionit, me insistimin dhe mbrojtjen e Shtetit Shqiptar asgjë nuk ndyshoi.

Vendimi i gjykatës së Tiranës që njeh si pronarë të 2 mijë metra katror anëtarët e familjes Kolonja mban datën 13 korrik 2015, duke i njohur të drejtën e pronës shtetasve Aleksandër Kolonja,Kostandin Kolonja, Linde Ulrike Schiedel dhe Sabire Kolonja, duke i hequr të drejtën e pronësisë mbi këtë pasuri të trashëgimtarëve të Neki Radovicka, si Alma Zadeja (Radovicka), Gëzim Radovicka, Gazmend Radovicka.

Por pavarësisht këtij vendimi, prona e trashëgimtarëve të familjes Kolonja, është shitur tek ambasada turke dhe për pasojë, tashmë ata janë futur në një process gjyqësor, ku kërkojnë përpjestimin e vleftës monetare të çmimit të shitjes së sipërfaqes 2 mije metra katror.

Ora 7:30/ Vendimi korruptiv/ Gjykata dha pafajësi 3 vjedhësve të pronës së shtetasve austriakë

Si rezultat i tjetërsimit të 2 mijë metra katror nga ana e trashëgimtarëve të Neki Radovickës, të afërmit e doktor Shaqir Kolonjës, në vitin 2015 kanë depuzituar një kallëzim penal për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Hetimi është administruar nga prokurorja Antoneta Sevdarasi në prokurorinë e Tiranës, ku dy vite hetime, janë marrë të pandehur shtetasit përfitues të kësaj toke, Alma Radovicka, Gazmend dhe Gëzim Radovicka,për akuzën e Pastrimit të Produkteve të veprës penale, dhe jo për “Falsifikimit të dokumentave”, pasi kjo akuzë është parashkruar për shkak të tejkalimit të afatit kohor.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Anthulla: 31/10/2018 10:51

    Ta cojne ne Strasburg e te marrin 4 milion euro, vlere + demshperblim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?