Babai i Andri Ymerit

Si u shkarkua nga KPK gjyqtari i Shkodrës nuk justifikonte 300 mijë lekë të fituara nga babai duke shitur mollë dhe qepë

22 Dhjetor 2022, 12:19| Përditesimi: 22 Dhjetor 2022, 12:23

  • Share

Ky që shihni në fotografi është babai i gjyqtarit të Shkodrës, Andri Ymeri, i shkarkuar dje nga detyra se pse i zhvillonte gjyqet shpejt dhe se pse kishte një nivel profesional dukshëm më të lartë se sa trupa gjykuese që po e gjykonte. Gjatë kërkimit të gjilpërës në kashtë, trupa gjykuese konkludoi se Andri Ymeri nuk justifikonte 3 milionë lekë të vjetra të fituara nga babai duke shitur mollë dhe qepë në rrugët e Shkodrës, pasi nuk kishte dokumente të pagesës së taksave.

Ymerit i kaloi barra e provës se pse i kishte gjykuar çështjet e njohjes së pensionit të pleqërisë në një kohë rekord prej 5 ditësh, kur mund t'i zvarriste gjyqet siç ndodh zakonisht, ku për fituar të drejtën e pensionit, për shkak të djegies së arkivave në '97, gjyqi zgjat deri në 1 vit në shkallën e parë. (Dihet që në komunizëm të gjithë kanë punuar).

Njëra anëtare e Vetingut (Genta Bungo) që ka gjykuar dhe kaluar shokët e saj të klasës në Veting, i kërkoi llogari gjyqtarit se pse kishte udhëtuar me një avokat që i kishte përfaqësuar palë në proceset që kishte gjykuar, edhe pse pala e përfaqësuar nga avokati kishte dalë humbëse në shumicën e tyre.

Anëtarja tjetër, Pamela Qirko, e cila nuk ka dorëzuar listën e notave pasi nuk përmbush kriterin e mesatares mbi 8 për të qenë pjesë e KPK-së, i kërkoi llogari për profesionalizimin Andri Ymerit, me mesatare 9.7, ku ka dhënë 20 vendime me burgim të përjetshëm, si dhe nga 900 vendime gjatë karrierës, Apeli i ka rrëzuar vetëm disa prej tyre.

Anëtarja tjetër trupit gjykues, Firdes Shuli, ka fshehur shkarkimin nga detyra si kryegjyqtare, dhe është në kushtet e Luan Dacit. E kam mbështetur dhe do ta mbështes Vetingut, kam ndjekur dhjetëra procese gjyqësore, por proces më degradues, paragjykues dhe me urrejtje të sëmurë, se sa procesi ndaj Andri Ymerit, nuk kam parë.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodrani: 31/12/2022 09:32

    Gazetari Doçi më pëlqen për guximin dhe mënyrën e drejtpërdrejtë të shkrimeve. Por në këtë rast është ngutur shumë, nuk është thelluar. Duket sikur e njeh gjyqtarin personalisht dhe po i bën biografinë. Ashtu sikurse shkruve me prova për Ahmetin, vazhdo të shkruash edhe për Ymerin. Unë e njoh si gjyqtar profesionist, por njeri pa etikë dhe i korruptuar.

    Përgjigju
  • Ndoci: 24/12/2022 20:30

    Gjyqtari A Ymeri eshte nje nder personat ma negativ ne gjykaten e shkodres. Mjafton qe ka permende emrat e kolegeve te tij Arber Celen ,,etj ne seancen e vetingut per me tregu se sa moral te ulet ka. Gjithe gjyqtaret qe kane ardhe ne shkoder i kane besu Andrit, por ky eshte mundu vetem per me i perdore per interresin e vet per me perfitu. I ka rjepe njerezit tuj ju marre leke per cdo gjygj, Andri Ymeri me gjithe te vellane Gertin.

    Përgjigju
  • Fuati: 24/12/2022 15:38

    Andri Ymeri ka ba aq shume abuzime dhe korrupsion ne gjykate sa shkarkimi si gjyqtar nuk eshte asgja per ate. Shoku I tij meriton me e fute ne burg

    Përgjigju
  • Turp qe jam Shkodran: 23/12/2022 09:12

    Barcalete per Shkodranet Ishin pese shkodrane duke pi ne nji tavoline. Gjate gjithe kohes po merrnin neper goje tan qytetin duke i sha: ky keshtu e ai keshtu... Ne nje moment njeri çohet nga tavolina e shkon ne banjo. Sa çohet ky, fillojne kater te tjeret duke e share... Ne nje moment te dyte, çohet tjetri per te shkuar ne banjo, e menjehere te tjeret fillojne ta shajne.. Keshtu me radhe edhe per te tretin edhe te katertin... Kur vjen puna te i pesti, e shohin duke luajtur ne tavoline e duke u shtrengu. E pyesin te tjeret - Ça ke mor qe po lun ashtu...? Ky i pergjigjet - Me ka ardh me shku ne banjo, po kam frike me shku se filloni e me shani ju.... Morali- Kjo eshte Shkodra

    Përgjigju
  • Kirasi: 23/12/2022 04:53

    Hajduta si familje jane te tane Ymeret. tan shkodra i njef

    Përgjigju
  • Xhabije: 22/12/2022 20:45

    Andri Ymeri eshte gjyqtari me i korruptuar. I jari Faiku ka qene nje person mashtrues. I vellai Gerti avokat nje mashtrues i paskrullt keto Kane shkaterru drejtesine dhe Avokatine ne shkoder

    Përgjigju
    • Leni: 22/12/2022 21:17

      Nder gjyataret me te korruptuar ne Shkoder e pertej, super hajdut dhe super legen. Djale i keq ne te gjitha aspektet. I ati Faiku nje matrapaz dhe sekser i te birit. Vellai vogel ska fjale te thuhet, ku therret qameti.

  • X.F: 22/12/2022 18:49

    Fakti eshte se Andri dhe motra e tij Ajola tashme edhe ajo e shkarkuar nga vetingu,kane qene ekselente ne shkolle,por ama kur sherbyen ne gjykata dhe prokurori e katandisen te gjithen.Pse ke qene student i mire nuk do te thote se je njeri i mire dhe gjykues i drejte. Shembulli europian i gjykatesve dhe prokuroreve krahas shkolles, ajo qe i dallon eshte integriteti dhe gjykimi i drejte i çeshtjeve. Gjykata ka qene bere si ndermarrje private ku ne nje kohe ishin 5 pjesetare te nje familje gjykates,prokurore dhe avokate dhe rol sekseri kishte babai i tij. Gjykates ne vendet anglo saksone dhe europe nuk behesh pa mbushur moshen 50 vjeç.Edhe kur nuk ka funksionuar shteti ne shqiperi,sidomos para shpalljes se pavaresise gjykimet nga kryepleqte kane qene shume te drejta,te pakontestueshme dhe te zbatueshme.M Gjasat jane qe Andri eshte bere gjykates para kohe,pa punuar asnje dite qofte edhe oficer i thjeshte. Do thuash nuk jane me te mire keta qe kane kaluar apo emeruar... Ndoshta,por ama koha tregon çdo gje dhe populli dhe ai qe perballey me finksionimin e sistemeve e njeh te mirin por edhe hileqarin.

    Përgjigju
  • Kot fare: 22/12/2022 17:12

    I ati Andrit ka qene i procedurat disa here per vepra te ndryshme penale dhe kjo doto eshte fake. Andin dhe fisin e tyre i njeh tane Shkodra. Gjithsesi sot pa kete person drejtesia eshte me e paster

    Përgjigju
  • Genti: 22/12/2022 15:14

    Ahahahaha po Andrin e njeh tan Shkodra se sa i korrupruar dhe sa i pafytyre ashte si gjyqtare, ishalla ka marre kemben rrshane me marre me vedi dhe Besnik Hoxhaj mas vedit, respekte

    Përgjigju
  • shkodrani: 22/12/2022 14:08

    ja ka fut kot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?